E shkarkon Bushati si ambasador, Arta Dade merr Spiro Koçin këshilltar. Kryetarja ka një justifikim dhe për gardhin

Publikuar tek: politike, më 12:04 22-10-2015 E shkarkon Bushati si ambasador, Arta Dade merr Spiro Koçin këshilltar. Kryetarja ka një justifikim dhe për gardhin Nga punimet e komisionit te Jashtem te Kuvendit

Kryetarja e komisionit parlamentar të Jashtëm Arta Dade, do të marrë pranë komisionit të kuvendit një këshilltar: Spiro Koçi. 

Ish ambasadori që u largua nga misioni i OSBE në Vjenë nga qeveria shqiptare, një largim që u shoqërua me debate mes ministrisë së jashtme, presidencës dhe ambasadorit, tashmë nuk do të punojë më pranë qeverisë, por pranë kuvendit.

E konfirmoi për newsbomb.al vetë zonja Dade ditën e sotme. “Po, do të marr një këshilltar të ri, ai është Spiro Koçi”.

Zonja Dade foli edhe për rrethimin në komisionin e politikës së jashtme. “Unë nuk kam ngritur gardh. Ai ka qenë aty, thjesht është zgjeruar. Në fakt, ka shumë dokumente që diskutohen në komisionin e jashtëm të cilat kanë edhe vlerë konsumi vetëm për deputetët dhe jo vlerë mediatike. Nuk mund të punojnë anëtarët e komisionit me kamerat mbi kokë. Media ka vendin e vet në sallën ku zhvillohen mbledhjet e komisionit të jashtëm” u shpreh Dade për newsbomb.al. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Presidenti zhdekreton ambasadorin shqiptar në Londër, Mal Berisha: Do promovoj dhe dy librat dhe kthehem
Rama - opozitës: Hetimi i CEZ do të kryhet, do jeni në bankën e të akuzuarve »
Article Logic
Execution time: 0.026124954223633
array(1) { ["section"]=> string(119) "e-shkarkon-bushati-si-ambasador-arta-dade-merr-spiro-kocin-keshilltar-kryetarja-ka-nje-justifikim-dhe-per-gardhin-23713" }