E shtunë, pushim. Zyra e shtypit në PD përton të punojë dhe ja çfarë deklarate bën në emër të Bashës

Publikuar tek: politike, më 14:51 16-01-2016 E shtunë, pushim. Zyra e shtypit në PD përton të punojë dhe ja çfarë deklarate bën në emër të Bashës

Punonjësit e zyrës së shtypit në Partinë Demokratike duhet ta kenë fiksuar mirë që sot është e shtunë. Dhe si e shtunë, ditë pushimi për shumë, kanë menduar të jenë konçizë, të prerë dhe lakonikë.

Kanë menduar që në emër të kryetarit të tyre Lulzim Basha, të bëjnë një deklaratë që nuk shihet shpesh: dy fjali të vetme, të thëna nga Basha, madje as shkronja ‘’ë’’ e rregulluar.

Sigurisht që për tekstin nuk është se janë lodhur shumë, po u ka mjaftuar një copy-paste nga ‘’Facebook’’-u i kryetarit.

“Pa koment nga buletini i hajduterise qeveritare: Ja renditja e vendeve me naften me te shtrenjte per diten e sotme. Shqiperia e para ne Ballkan, e gjashta ne Europe.”, janë dy fjalitë e ditës së shtunë.

Shpresojmë që nesër, meqë është e diel, të mos na duhet të bëjmë një lajm…nisur vetëm me një fjali nga deklarata.

 

zyrashtypit

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kreshnik Spahiu rrëfen çfarë i tha Edi Rama për Ilir Metën: Do ta shkrij…
Sokol Balla: Paranoja e Metës, e ushqyer nga PD dhe klanet e saj »
Article Logic
Execution time: 0.023284912109375
array(1) { ["section"]=> string(104) "e-shtune-pushim-zyra-e-shtypit-ne-pd-perton-te-punoje-dhe-ja-cfare-deklarate-ben-ne-emer-te-bashes-30162" }