E thotë Pence: SHBA dhe Korea e Jugut unike në politikën ndaj Koresë së Veriut

Publikuar tek: bota, më 07:49 12-02-2018 E thotë Pence: SHBA dhe Korea e Jugut unike në politikën ndaj Koresë së Veriut

Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, thotë se vendi i tij dhe Koreja Jugore mbeten unike në politikën e tyre ndaj Koresë Veriore, megjithë një zbutje të qartë aktuale të raporteve ndërmjet dy Koreve.

Zoti Pence mbrëmë tha se presidenti jugkorean, Moon Jae-in, është pajtuar për “nevojën për ta vazhduar izolimin e Koresë Veriore në mënyrë ekonomike dhe diplomatike, derisa ajo të tërhiqet nga programi i vet atomik dhe i raketave balistike”.

Pence dhe Moon kanë biseduar derisa zyrtari i lartë amerikan qëndronte për vizitë në Lojërat Olimpike Dimërore në Pjonçang të Koresë Jugore, shkruan rel, transmeton newsbomb.al.

Duke folur para gazetarëve në aeroplanin, Air Force Two, gjatë kthimit të tij në Shtetet e Bashkuara, Pence tha se të dy vendet “vazhdojnë të qëndrojnë fuqishëm” dhe t’i koordinojnë përpjekjet kundër Koresë Veriore.

Sipas tij, për një strategji të ngjashme me Shtetet e Bashkuara dhe Korenë Jugore, është e përkushtuar edhe Japonia.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas trazirave të brendshme, presidenti i Iranit bënë thirrje për unitet
Alarm në Londër, mbyllet aeroporti, ja çfarë u gjet »
Article Logic
Execution time: 0.059008836746216
array(1) { ["section"]=> string(84) "e-thote-pence-shba-dhe-korea-e-jugut-unike-ne-politiken-ndaj-korese-se-veriut-109945" }