E tmerrshme, i akuzuari për krime lufte pi helm gjatë seancës në Gjykatën e Hagës (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 14:20 29-11-2017 E tmerrshme, i akuzuari për krime lufte pi helm gjatë seancës në Gjykatën e Hagës (VIDEO)

Seanca dëgjimore e apelit për krime lufte në Hagë është pezulluar pasi një nga të dyshuarit piu helm kur dëgjoi vendimin e gjyqtarit.

Bëhet fjalë për 72-vjeçarin ish-komandant kroat të Bosnjës, Slobodan Praljak ka pirë helm në Gjykatën e Hagës pasi u shpall fajtor për krime lufte.

Ai ishte i dënuar me 20 vjet burg në 2013 për kryerjen e krimeve të luftës në Mostar, Bosnje.

Pasi dëgjoi vendimin, ai i e ktheu shishen e vogël me fund dhe u shpreh “Kam pirë helm”.

Menjëherë pas aktit seanca u pezullua me urdhër të gjykatësit.

Përpara se ai të ulej në gjyq ka patur konfuzion mes të akuzuarve.

Gjykatësi më pas kërkoi që gota të sekuestrohej nga autoritetet.

Slobodan Parljak është një nga 6 ish-udhëheqësit politikë dhe ushtarakë kroatë të bosnjes që ka dalë në gjyq për gjykimin përfundimtar të apelit. 

Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e ish-komandantit Kroat Slobodan Praljak që ndërmori aktin ekstrem. 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.014240980148315
array(1) { ["section"]=> string(93) "e-tmerrshme-i-akuzuari-per-krime-lufte-pi-helm-gjate-seances-ne-gjykaten-e-hages-video-101219" }