E tmerrshme, jemi duke bërë vetëvrasje kolektive! Duhet të ndryshojmë, ndryshe...

Publikuar tek: aktualitet, më 13:07 06-07-2017 E tmerrshme, jemi duke bërë vetëvrasje kolektive! Duhet të ndryshojmë, ndryshe...

Gazetari i njohur Mentor Kikia ngre alarmin e asaj që ai e quan “vetëvrasje kolekttive”.

Kikia publikon pamjet e ndotjes skandaloze në liqenin e Hidrocentralit të Fierzës ndërsa thekson se me pasojat e kësaj ndotjeje masive po përballen vetë banorët.

KOMENTI I PLOTË:

Në Kukës, banorët e një fshati, Breg Lumas, po përballen me pasojën e drejtëpërdrejtë të nivelit skandaloz të ndotjes se liqenit të hidrocentralit të Fierzës. Një pasuri e pacmuar që mund ta shndërronte në Zvicer këtë rajon, është kthyer tashmë në fatkeqësinë e tij. Një koloni mizash ka pushtuar liqenin e bashkë me të edhe fshatin, duke marshuar nëpër rrugë e shtëpi, si të ishte një skenë filmi horror. Prej vitesh liqeni i Fierzës është bërë vendi i grumbullimit të mbetjeve që hidhen përgjatë dy degëve të Drinit, si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë. 
Të gjithë lumenjtë e Shqipërisë janë shndërruar në vendin e hedhjes së mbeturinave. Kudo shkarkohen ujërat e zeza në mjedise të hapura. Kudo po qelbemi. Në male e fusha. Shkumbini, Erzeni, Ishmi, Semani etj, janë ndotur në atë shkallë sa uji i tyre as për vaditje nuk duhet të shërbejë më. 
Dhe e keqja është se nuk ndalemi, nuk frenojmë asgjë, nuk marrim asnjë masë. Merremi me çdo gjë të mundëshme, por me atë që po na rrezikon seriozisht jetën jo. Vendimi i parë dhe investimi i parë i rëndësishëm që duhet të bëhet është ndalimi i hedhjes së mbetjeve nëpër përrenj e lumenj dhe ndërtimi i infrastrukturës së mbledhjes së tyre. 
Po vrasim veten o njerëz, e kuptoni këtë apo jo? Nuk është më cështje imazhi, është cështje jete. Mjedisi nuk është cështje luksi, është njësoj si të jashtëqitesh në dhomën ku ha dhe fle. 
Ja këtë po bëjmë ne!

P.s:
Unë ju lutem ta përhapim sa të mundemi këtë postim, në formën e një proteste qytetare, me shpresën se qeveria dhe ata që ndotin do të na dëgjojnë.

tr1.jpg

tr2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.019304990768433
array(1) { ["section"]=> string(81) "e-tmerrshme-jemi-duke-bere-vetevrasje-kolektive-duhet-te-ndryshojme-ndryshe-85235" }