E TMERRSHME/ Vuri bast rrogën për Belgjikën, VRET veten burri nga Cërriku

Publikuar tek: aktualitet, më 20:15 12-07-2018 E TMERRSHME/ Vuri bast rrogën për Belgjikën, VRET veten burri nga Cërriku Foto ilustruese

Një 44 vjeçar nga qyteti i Cërrikut ka vrarë veten pasi kishte vënë gjithë rrogën në lloto për fitoren e skuadrës së Belgjikës, në ndeshjen kundër Francës.

Sipas policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur të mërkurën në ambientet e ish-uzinës së naftës në Cërrik dhe dyshohet se viktima ka qenë në kushte depresioni pasi kishte vendosur gjithë rrogën për fitoren e Belgjikës, e cila për fatin e tij të keq e humbi ndeshjen.

Shtetasi me inicialet A.T ka qenë në orarin e punës kur është vetëhedhur nga oxhakui i ish-uzinës ku punonte si roje.

Sakaq, materialet i’u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme hetimore.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 11.07.2018, në ambientet e ish-uzinës së naftës, është gjetur i vdekur, shtetasi A.T., vjeç 44, banues në Cërrik, me detyrë roje në këtë objekt. Nga veprimet e para dhe provat e gjetura dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e oxhakut në kushte të depresionit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Neni 99 i Kodit Penal.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Denoncimi: Nuk mjaftojnë dy sëmundje, duhen tre për të përfituar rimbursim
Sot protesta për Teatrin drejt Presidencës, por pamjet me DRON zhgënjejnë pritshmëritë (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.0046482086181641
array(1) { ["section"]=> string(78) "e-tmerrshme-vuri-bast-rrogen-per-belgjiken-vret-veten-burri-nga-cerriku-127699" }