E turpshme, e dhimbshme, e rëndë… Kështu na bën të ndihemi kur shohim këtë foto të shkrepur diku në Shqipëri

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:55 25-07-2017 E turpshme, e dhimbshme, e rëndë… Kështu na bën të ndihemi kur shohim këtë foto të shkrepur diku në Shqipëri

Është vërtetë e trishtë, e dhimbshme dhe mbi të gjitha e turpshme kur shohim këtë fotografi të shkrepur diku në vendin tonë.

Siç duket edhe nga ky imazh, një shofer ka dashur të kursejë disa para më tepër për të transportuar këtë kafshë dhe e ka torturuar duke e futur të lidhur nga këmbët dhe koka me litar në bagazhin e makinës.

Kjo foto është psotuar nga aktivisti i njohur i shoqërisë civile Arbër Çepani në facebook dhe shkruan:

“Flasim për integrime në Europë.... flasim për koncepte të mëdha.... flasim për një Shqipëri që mund të ndryshojë... Pastaj kujtohesh që ke fatin e zi të kesh rastisur të jetosh në të njëtin vënd me kanibalë injorantë si ky pervers mendor, që ka lidhur këtë kafshë fisnike të gjorë në këtë mënyrë dhe nuk të mbetet veçse shija e dhimbjes dhe trishtimit se ku jemi katandisur.... “. 

 

areber_cepnai.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033353090286255
array(1) { ["section"]=> string(111) "e-turpshme-e-dhimbshme-e-rende-keshtu-na-ben-te-ndihemi-kur-shohim-kete-foto-te-shkrepur-diku-ne-shqiperi-87276" }