E vetmja arsye pse Turqia mund ta ketë rrëzuar avionin rus

Publikuar tek: bota, më 14:33 26-11-2015 E vetmja arsye pse Turqia mund ta ketë rrëzuar avionin rus

Një nga arsyet se pse Truqia ndërmori vendimin “ekstrem” për të rrëzuar një nga avionët luftarak të Rusisë, mendohet se mund të jetë një lloj hakmarrje ndaj Rusisë për shkak të veprimeve ushtarake të saj.

Disa ditë më parë, në samitin e G20 të mbajtur në Turqi, Putin akuzoi se shumë shtete, disa prej të cilave anëtare të G20-ës, bashkëpunojnë me Shtetin Islamik, kryesisht në kontrabandën e naftës dhe gazit. Vetëm pak ditë më vonë, avionët rus do të shkatërronin disa puse nafte që mendohet se kontrolloheshin nga militantët. Putin shkoi më tej, duke shkatërruar qindra autobotë nafte të rreshtuara për tu furnizuar në këto puse. Pikërisht ato për të cilat në G20-ën tha se disponon fotografi satelitore të karvanëve kontrabandë në puset e naftës të kontrolluara nga ISIS.

russia-hits-isis-oil-trucks-refinery-in-syria-1447940261-2566.jpg

Shkatërrimi i autobotëve me naftë dhe gaz në Siri

Edhe pse avionët rus kanë një numër rekord shkeljesh të hapësirave ajrore, ky ishte rasti i parë që një prej tyre rrëzohej. Avioni nuk u shpërthye në ajër, ai u nxorr jashtë funksionit, duke i dhënë mundësi pilotëve të hidheshin me parashutë.

Por sot, presidenti turk Erdogan tha se “Turqia nuk blen naftë dhe gaz nga burime të dyshimta. Ata që akuzojnë për një gjë të tillë duhet ta provojnë me fakte”. Deklarata e tij erdhi pak orë pasi Putin tha se “nuk ka ende një “falje” nga Turqia për rrëzimin e avionit”.

SHBA dhe NATO u shprehën në lidhje me incidentin, se çdokush, edhe Turqia, ka të drejtë të mbrojë kufijtë e tij, por edhe pse shtete të tjera anëtare të NATO nuk e kanë ndërmarrë një vendim të tillë, sa herë Rusia në mënyrë të përsëritur ka shkelur hapësirën e tyre ajrore.

a-russian-fighter-jet-has-been-downed-over-syria-1448362595.jpg

Rrëzimi i avionit luftarak rus nga ushtria turke

Nëse rrëzimi i avionit rus ishte një hakmarrje e Turqisë për shkatërrimin e puseve të naftës dhe gazit për të cilat Rusia akuzoi se disa shtete i përdorin për kontrabandë, ndoshta nuk do të mësohet ndonjëherë, ashtu siç po bëhet gjithnjë e më komike lufta e 4 superfuqive botërore në Siri, aty ku predhat dhe bombat miliona dollarëshe duhet të “mbajnë rradhë” për të goditur objektivat e rrënuar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.054830074310303
array(1) { ["section"]=> string(64) "e-vetmja-arsye-pse-turqia-mund-ta-kete-rrezuar-avionin-rus-26330" }