E ZBULON BLERINA: Pastroni organizmin, largoni celulitin, luftoni plakjen dhe humbni peshë me këtë LËNG ÇUDIBËRËS

Publikuar tek: blogu-i-blerines, më 12:43 30-06-2018 E ZBULON BLERINA: Pastroni organizmin, largoni celulitin, luftoni plakjen dhe humbni peshë me këtë LËNG ÇUDIBËRËS Foto ilustruese

Blogu i Blerinës për newsbomb.al

 

Çajrat e bukurisë, çajra dobësimi, çajra për një gjumë të mirë, çajra që luftojnë plakjen, çajra që luftojnë sëmundje të ndryshme, çajra që kurojnë. Shpesh na ngjan tejet e çuditshme…Te pastrojmë organizmin, të largojmë celulitin e madje deri tek humbja e peshës me një gotë të madhe me ujë të ngrohtë e cila ka në përbërjen e vet disa rrënjë bimësh, që i mbledhim i ziejme dhe i pijmë.

As më shumë e as më pak e kemi fjalën për cajrat bimorë që marrin përsipër detoksifikimin , ndryshe e njohur si procesi i pastrimit të trupit tonë, shfryrjen në zona të caktuara, bark, abdominale, kofshë e vithe, dhe më e rëndësishmja efekti i tyre premton edhe humbjen e kilogramëve, kurimin e sëmundjeve të ndryshme të organeve tona, nëpërmjet pastrimit të tyre, trajtime të rudhave dhe rutinave të ndryshme të bukurisë. 

E pra, duken shumë efekte magjike, por më magjikja qendron tek e vërteta e tyre’; ato cilësohen sot në ditët modern si terapitë bimorë (fitoterapitë) që rezultatet nuk i kanë thjeshtë premtime, dhe që rezultatet e mara prej tyre nuk kanë asnjë efeket anësor.

Madje e kundërta, ato përmbajnë vlerat esenciale të bimëve që përbëjnë bazën e  tyre kombinuese, përmbajnë vitamina, minerale,oligoelementë të shumtë që i shërbejnë trupit tonë të kryejë me ritmin e duhur funksionet e duhura sipas moshës biologjike që kemi.

Zakoni  i çaj pirjes

Nuk janë vetëm telenovelat që rëndom shikojmë në televizonet tona që na paraqesin  mondanitetin e një filxhani të bukur me caj të ngrohtë, shoqëruar me disa biskota përkatëse, ato që na tregojnë se caji nuk është pija magjike e një shtrese të caktuar por është magjia bimore e të gjitha shtresave, duke nisur që me ata që nuk kanë mundësi të paguajnë ushqimin e tyre dietik që u vjen në punë, në zyrë , kudo të gjindesh, e deri tek ata për të cilët kujdesen një skudër e tërë njerzish të besuar, dietologë, nustricistë , mazhordom etj, që kryefjalën e tyre qetësuese kanë cajin e ngrohtë... Duket si një kontraditë e madhe e ditëve që jetojmë, por recetat e gjysheve në përgatitjen e çajrave bimorë  janë të vërteta, të shijshme dhe shumë të efektshme. Gjithashtu edhe rëndësia e konsumimit të tyre ka po aq vlerë sa kishte dikur, kur në vend të gotës së qumshtit mëngjesi niste me tasin e cajit dhe djathin e bardhë, në ambjente shtepie, në kopshte, çerdhe etj. . Por le të kthehemi në temën tonë, aty ku kemi edhe synimin kryesor, bërjen zakon të pirjes së cajit në përditshmëri, duke renditir  disa arësye se përse me cajrat bimorë do të rigjejmë motivin e ditës.

Favorizojnë qarkullimin e gjakut dhe pastrimin e oraganizmit

Nisja e ditës me një çaj të mirë bimor, që në bazën e vet ka frutat e pyllit, (boronicë, manaferra) apo bimët e tilla si finok dhe selino bën të mundur edhe rritjen e mirë të qarkullimit të gjakut, proces i cili favorizon pastrimin e veshkave dhe I lejon trupit të jetë i  lirë nga toksinat , mbetjet dhe skoriet e ndryshme që i kemi mbledhur nëpërmjet ushqimit,kripës, sheqerit apo ushqimeve të ndryshme të përpunuara.

Një caj i mirë bimor largon “urinë” e stomakut

Kush ka probleme me stomakun, gastrit, ulcer, diegie , kthim lëngjesh e kupton shumë mirë urinë e stomakut. Bëhet fjalë për një diagnozë e cila nuk ka të bëjë drejtpërdrejtë më urinë e vërtetë, por me një uri të cilën e provokon stomaku që ka aciditettë tepërt dhe kjo bën që cdo cast edhe pse ka kaluar pak kohë nga moment I ngrënies të ndihemi të uritur. Zgjidhja më e mirë në këtë rast është një filxhan i mirë me caj të ngrohtë, ai bën të mundur normalizimin e lëngjeve të stomakut dhe mirëfunksionimin e tij në mënyrë që të mos kemi atake të papritura urie.

Çaj me kurkumë

Kurkuma është bima që u vjen në ndihmë kockave tona dhe të gjithë artikulacioneve në trupin e njeriut. Është caji bimor që rekomandohet jo vetëm nga mjekët popullorë për efektet kockore por edhe për ato pastruese të lëkurës, trajton shumë mirë aknet, përmison cikatricet. Rekomandohet që cajin me kurkumë ta pijmë mbi dy herë në ditë, në rast se duam që efektet e tij të jenë të shumfishta. Për përgatitjen e tij, na duhet një lugë pluhur kurkume , të cilën e shtojmë në 200 gramë ujë që po vlon, pas këtij veprimi ulim gradacionin e sobës dhe e lemë të ziejë për 8-10 minuta të tjera.                                                                      

Çaj bimor rigjenerues

Çaji rigjenerues është shumë i mirë për ditët kur nuk ndjejemi mirë dhe të lodhur, ai I dhuron vitalitet dhe energji organizmit tonë. Për ta përgatitur atë , vini të ziejnë së bashkur pak selino,pak mente të thatë dhe finok. Ato duhet të ziejnë të bashkuara 10-13 minuta, dhe më pas të konsumohen me një lugë mjaltë. Rekomandohet që ky caj të konsumohet cdo ditë, sa herë që ne nuk ndjehemi shumë energjik dhe konsiderohet njëkohësisht edhe  si një sfidues natyral i përgjumjes.

Infusionet bimore, gjithmonë në farmaci

Në supermarket do të gjejmë gjithnjë konfeksione me cajra bimorë në formë bustinash, ose edhe bimë të thata të paketuara gati për tu zier. Por ato nuk janë një rekomandim I mirë , sepse gjithnjë duhet tu besojmë farmacive bimore në zgjedhjen tonë, aty do të gjejmë bimë që nuk përmbajnë gjurmë pesticidesh, dhe gjithashtu shumë e rëndësishme ata do të na mësojnë të blejmë cajra në paketime shumë të vogla, që do ti ruajmë në kuti kartoni për të evituar driten dhe kontaktin me ajrin. Blerja e cajrave me sasi shumë të vogla bën që ato të ruajnë maksimalisht vlerën e tyre dhe ne ti degustojmë në mënyrë ;po aq bio, me aromat dhe shijet e tyre reale.

Çajrat pihen të sapopërgatitura

Çajrat bimorë, duhet të pihen gjithmonë sapo janë pregatitur. Nuk mund të mendojmë kurrsesi të ziejmë kilogramë të tërë dhe të shumfishojmë formulën e dhënë, vetëm sepse nuk kemi kohë të merremi cdo mëngjes apo çdo pasdite me zierje çajrash. Në këtë mënyrë ato e humbasin vlerën e tyre fillestare, humbashin shijen e tyre, aromat përkatëse dhe janë të pa efektshme për ne.  Gjithashtu rekomandohet që në rast se duam që ta kemi gjithmonë organizmin zgjuar, dhe në rast se duam të realizojmë një proces shumë të mirë pastrimi, modelimi linjash apo dobësimi, duhet të ditën ta nisimin dhe çaj bimor, dhe pasditen ta mbyllim gjithashtu me një çaj të mirë ditor. Këto janë konsideruar si dy momentet kyçe të ditës, kur organizmi ynë është i programuar të ktheje përgjigje në raport me ushqyerjen./ Blerina e Florescenter

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Blerina sapo na HABITI të gjithëve! Zbuloni EFEKTET që ka AKULLI në lëkurë (Për t’u lexuar)
»
Article Logic
Execution time: 0.022477149963379
array(1) { ["section"]=> string(117) "e-zbulon-blerina-pastroni-organizmin-largoni-celulitin-luftoni-plakjen-dhe-humbni-peshe-me-kete-leng-cudiberes-126274" }