Eda Zari pas koncertit të Giusy Ferrerit në Tiranë: Kam menduar edhe ardhjen e STING por kur mendoj që me ato para...

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:30 30-11-2016 Eda Zari pas koncertit të Giusy Ferrerit në Tiranë: Kam menduar edhe ardhjen e STING por kur mendoj që me ato para... Veliaj me kengetaren italiane

“E kam menduar disa herë të behet e mundur sjellja e STING në Tiranë, por kur mendoj që me ato para mund të ndertoheshin kopshte fëmijësh, ura të prishura, kanale ujrash të zeza, dhe vende për të ricikluar plehrat e Sharrës, them: Jo! Do gjejmë një tjetër formë”.

Kështu shkruan këngëtarja e muzikës Jazz Eda Zari një ditë pas koncertit të këngëtares italiane Giusy Ferreri me rastin e natës së parë.

Dikush i kujton Zarit se një pjesë as e njohin Sting por këngëtarja thotë se nuk ka rëndësi kjo.

“Nuk eshte apsak pyetja sa e njohin Stingun njerezia o lumemadhe ( qofte dhe literarisht)! Referoju fb-se sa shqiptare brenda nje jave vendosin nje video te Sting ( hiqna ne menjane) ne ëallin e tyre... "Shape of my heart " luhet non stop gjithkund neper lokale edhe qofteri ne Tirane... Eshte bukur kur ai vjen deri ne Kroaci, dhe ata qe kane dy mexhide, do shkojne ta levdojne e degjojne, dhe besome do jete nje furtune njerezie ( si turmat qe ndoqen Moisun mes detit) nga Maqedoni, Shqiperia, e tere trojet tona qe do ta shijonin ( ashtu sikunder ben njerezia ne afriken e veriut, dhe kendojne "Incalla" tok me Sting ne krye) edhe ne Tiranen tone te vojtur. Po ja ushqejme kaq fort vetes kete trasten e limituar te kualitetit, sa na eshte bere qellim ne veteve. Ky "bolleku" Elitar eshte nje refren i vete qarqeve pseudo elitare. Nje "Desert rose", "Eng. man in Ny", "Massage in a bottle" e keshtu me radhe jane - laitmotive te shume prej brezave. Tani hajt t ´i kthehemi komercit te merituar kualitativ ( para se te shkoj dhe Sting tek Cohen & Co) Dhe hidhemi tek thelbi i statusit tim, a reflektojme dot aty?” shkruan këngëtarja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073690414428711
array(1) { ["section"]=> string(119) "eda-zari-pas-koncertit-te-giusy-ferrerit-ne-tirane-kam-menduar-edhe-ardhjen-e-sting-por-kur-mendoj-qe-me-ato-para-61146" }