Edhe Ballist Morina me qingj, ndjek Ramën dhe Cameronin

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:28 08-04-2015 Edhe Ballist Morina me qingj, ndjek Ramën dhe Cameronin Ballist Morina duke ushqyer qingjat

Edhe Ballist Morina, që tashmë është bërë personazh për shkak të marrjes së autorësisë së dronit në stadiumin e Beogradit, ka menduar të ndjekë shembullin e Ramës dhe Cameronit. Ai ka dalë në një foto me disa qingja. Kuptohet që shembulli i kryeministrit anglez I ka pëlqyer më shumë, pasi ka zgjedhur të ushqejë qingjin me qumësht, gjë që Rama nuk e bëri kur shkoi tek banorët e përmbytur në Fier.

“Me pushime dimërore në prag të pranverës....”, shkruan në statusin e tij Ballist Morina.

Ditë më parë kryeministri anglez David Cameron u fotografua duke mbajtur në duar një qingj në një pozë të ngj ashme që të kujton atë të kryeministrit Rama para disa muajsh.

Edi Rama u shfaq në një fotografi pranë zonave të përmbytura në jug të vendit, me një qingj në dorë, pjesë e ndihmës për fermerët e zonës të cilët kishin humbur shumë prej bagëtive të tyre nga përmbytjet. Po i veshur me xhinse edhe David Cameron ka vizituar një fermë ku është përpjekur të ushqejë me dorë një qingj të porsalindur në Dean Lane Farm të Oksfordshire.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025341987609863
array(1) { ["section"]=> string(59) "edhe-ballist-morina-me-qingj-ndjek-ramen-dhe-cameronin-8107" }