Edhe Basha me epitete për kandidatët e majtë: Velushi, Vangjush betoni dhe Keti Meta Bazhdari

Publikuar tek: politike, më 19:58 17-06-2015 Edhe Basha me epitete për kandidatët e majtë: Velushi, Vangjush betoni dhe Keti Meta Bazhdari

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte sot i pranishëm në qytetin e Shkodrës nga ku bëri thirrje për të votuar kandidaten e djathtë në këtë qytet Voltana Ademi. Basha nuk i ka kursyer edhe epitetet ndaj kandidatëve të majtë, duke thënë se Ramës i ka plasur bomba në dorë me shkrimin e sotshëm në mediat ndërkombëtare, ku thuhet se në listat zgjedhore ka ende kandidatë të inkriminuar.

“Ashtu siç i paralajmëruam para dy muajsh, për dinjitet për çmime të ulta, ndryshimi fillon nga Shkodra. Shkodra e dinjitetit do të prijë dhe Shqipëria e ka për nder të prijë Shkodra.

Partisë i kanë plasur sot bombat në shtypin ndërkombëtar, po e shikon se si i ka nxirë faqen vendit duke kandiduar me njerëz të dënuar. Vijnë para jush dhe ju thonë 21 qershori nuk është votë për varfërinë, për papunësinë. Po çfarë është, votë për oligarkinë? Është votë për të rrëzuar oligarkinë. Merret gjithë ditën me kandidatët tanë. Pse? Sepse i vejn turp nga kandidatët e tij.

Ka filluar të thotë se kandidatët tanë janë pa arsim. Kush është pa diploma Doktor Halim Kosova apo Velushi tënd. Çfarë diplome ka Vangjush betoni? Po Keti Meta Bazhdari?”, ka thënë Basha gjatë fjalës së tij. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama në Librazhd: Kastriotin e gjetëm midis jush, nuk e kemi material importi nga Elbasani
Rama paralajmëron tërmet në drejtësi: Në shtator do shihin çfarë i pret maskarenjtë »
Article Logic
Execution time: 0.024371147155762
array(1) { ["section"]=> string(97) "edhe-basha-me-epitete-per-kandidatet-e-majte-velushi-vangjush-betoni-dhe-keti-meta-bazhdari-13861" }