Edhe Edi Paloka mund ta djegë mandatin e deputetit

Publikuar tek: politike, më 20:05 06-03-2016 Edhe Edi Paloka mund ta djegë mandatin e deputetit

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka shprehet se, opsioni i djegies nuk është një rrugë proteste e propozuar vetëm nga ish­ Kryeministri Berisha dhe ish ­Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Paloka thekson se kjo ide është diskutuar gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD­-së.

“Djegia e mandateve nuk është ide vetëm e Sali Berishës dhe Jozefina Topallit, por një nga opsionet e shumta që është diskutuar në mbledhjet e grupit parlamentar demokrat”, shprehet Paloka për “News 24”.

Deputetët e opozitës bojkotuan seancën e fundit parlamentare duke mbajtur qëndrimin se nuk po reflektohen kërkesat e PD­së që kanë të bëjnë me mbarimin e mandatit për tre deputetët të mazhorancës, të cilët akuzohen se kanë shkelur Kushtetutën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Noka, Ristani dhe Olli shkojnë te Komisariati Nr.1, largohen nga protestuesit e shoqërisë civile
Statuti i Partisë Socialiste, deputetët propozohen nga Rama. Vendosen edhe 2 filtra: Performanca dhe gjykimi popullor »
Article Logic
Execution time: 0.027431011199951
array(1) { ["section"]=> string(56) "edhe-edi-paloka-mund-ta-djege-mandatin-e-deputetit-34397" }