Edhe kryeministri Rama gabon, në vend që të shqyrtojë... “shyqrton”

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:24 03-04-2015 Edhe kryeministri Rama gabon, në vend që të shqyrtojë... “shyqrton” Postimi i kryeministrit Rama në Facebook

Kryeministri Rama e do dhe e njeh shumë mirë gjuhën e folur shqipe. Themi “e folur” sepse për gjuhën e shkruar kemi rezerva pas një statusi të shkruar keq prej tij.

“Sot ne Shkoder shyqrtojme projektin e arkitektit te famshem Peter Wilson per rindertimin e stadiumit Loro Boriçi qe nis nga puna se shpejti”, shkruan Rama në rrjetin social.

Nuk e dimë nëse kryeministri Rama nga emocioni i lajmit të madh  që po ndante me ndjekësit e tij, ngatërroi fjalën “shqyrtojmë” më “shyqrtojmë” por dimë se edhe sot ky status nuk është edituar në faqen e kryeministrit. Mesa duket, kryeministri Rama do çdo gërmë të shkruar prej tij, pavarësisht  gabimeve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025413036346436
array(1) { ["section"]=> string(66) "edhe-kryeministri-rama-gabon-ne-vend-qe-te-shqyrtoje-shyqrton-7759" }