Edhe Lindita Nikolla me kredi, kjo është pasuria e ministres dhe bashkëshortit të saj

Publikuar tek: politike, më 09:00 27-04-2016 Edhe Lindita Nikolla me kredi, kjo është pasuria e ministres dhe bashkëshortit të saj

Sipas deklarimit të pasurisë për vitin 2015, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla ka 2,101,281 lekë të ardhura nga paga dhe shpërblimet si ministre ndërsa të ardhurat si këshillëtare/anëtare bordesh janë 60,000 lekë.

Bashkëshorti i ministres, Ligor Nikolla, ka pagë mujore prej 131,580 lekë si dekan i Universitetit Politeknik të Tiranës. Si pedagog në Universitetin e Strugës ka pagesë mujore neto prej 738 euro ndërsa si anëtar i senatit të UPT dhe Kryetar i Këshillit të Fakultetit të Inxhinierisë Matematike, 103,000 lekë. Pagesa për orë suplementare e bashkëshortit të ministres është 116,000 lekë.

Ministrja Lindita Nikolla rezulton të ketë shlyer gjatë vitit 2015, 397,481 lekë për një kredi të marë për 10 vite në vitin 2007 me këst mujor 32,800 lekë, ndërsa ka të pashlyera edhe 639,642 lekë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kreu demokrat i Vlorës ndërmerr nismën rebele, por në fund i këput një shprehje që stonon keq...
Nuk do ta besoni si ka qenë disa vite më parë deputetja Esmeralda Shkjau (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.016609907150269
array(1) { ["section"]=> string(90) "edhe-lindita-nikolla-me-kredi-kjo-eshte-pasuria-e-ministres-dhe-bashkeshortit-te-saj-38809" }