Edhe Nishani i kërkon Kotzias shfuqizimin e Ligjit të Luftës

Publikuar tek: politike, më 18:40 15-07-2015 Edhe Nishani i kërkon Kotzias shfuqizimin e Ligjit të Luftës

Në të gjitha takimet që ka zhvilluar sot me udhëheqësit kryesor të vendit, ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias është përballur me një kërkesë kryesore, shfuqizimin e Ligjit të Luftës nga parlamenti i Greqisë.

Edhe në takimin që ka zhvilluar me Presidentin e Republikës, Bujar Nishanin, ministrit Kotzias i është ripërsëritur kërkesa për abrogimin e Ligjit të Luftës në Parlamentin grek, ku edhe pse palët kanë rënë dakord se përbën një absurd e nulitet politik, ai mbetet një akt ligjor i pashfuqizuar.

Duke vlerësuar vullnetin e mirë dhe zgjidhjen e çështjes së toponimeve, Kreu i Shtetit theksoi se po kjo frymë pozitive që buron edhe nga Traktati i Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit mes dy vendeve tona, duhet reflektuar në të gjitha çështjet e hapura të agjendës sonë dypalëshe. Në këtë kontekst, Presidenti ngriti dhe shqetësimin e komunitetit çam në lidhje me mohimin e të drejtave të tyre, përfshirë ato pronësore, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, por edhe duke konsideruar se kjo do të çlironte energji tejet pozitive në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Lidhur me bashkëpunimin rajonal, Presidenti i Republikës theksoi se Shqipëria është e interesuar për forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe do të vijojë të jetë e angazhuar dhe me përkushtim të japë kontributin e saj në dobi të fqinjësisë së mirë dhe bashkëjetesës mes të gjitha vendeve e popujve të rajonit. Presidenti Nishani e vlerësoi si një shenjë shumë të mirë dhe pozitive vizitën e Ministrit të Jashtëm të Greqisë në Kosovë, duke mirëpritur dhe hapjen së afërmi të Zyrës së Kosovës në Athinë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha takon Kotzias: Të hiqet Ligji i Luftës, pengon shqiptarët të kërkojnë pronat e tyre
Berisha pyet: A do e përdori Rama kërcënimin e ISIS kundër BE-së? »
Article Logic
Execution time: 0.021687984466553
array(1) { ["section"]=> string(66) "edhe-nishani-i-kerkon-kotzias-shfuqizimin-e-ligjit-te-luftes-16269" }