Edhe opozita shqiptare me “bomba”, Basha: Partnerët kanë konfirmuar lidhjet e Tahirit me “biznesmenët e drogës”

Publikuar tek: politike, më 23:36 29-10-2015 Edhe opozita shqiptare me “bomba”, Basha: Partnerët kanë konfirmuar lidhjet e Tahirit me “biznesmenët e drogës”

Kreu i PD-së, Lulzim Basha në një deklaratë të bërë në emisionin “Opinion”, ka thënë se janë faktuar lidhjet e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri me biznesmenët e arrestuar pak ditë më parë, pas zbulimit të një laboratori droge në qytetin e Durrësit.

Basha ka theksuar se partnerët (pa sepcifikuar cilët janë këta) kanë dokumentuar komunikimin e Tahirit me personat e arrestuar, të cilëve u justifikohej se arrestimi nuk ishte kryer nga institucioni që ai drejtonë por nga institucione të tjera të shtetit.

“Është dokumentar nga partnerët tanë komunikimi i Tahirit me këta persona, të cilëve u ka thënë se këtë të keqe nuk e kanë nga Ministria e Brendshme por nga institucione të tjera të vendit. Ne do ta bëjmë publike edhe nesër këtë, jo sepse kemi nevojë t’i provojmë shqiptarëve lidhjet e tij me bandat, por sepse ai është e keqja e madhe e këtij vendi”, ka thënë Basha.

Kreu i opozitës ka paralajmëruar një konferencë shtypi nesër nga selia e PD-së lidhur me këtë çështje.

Opozita në Maqedoni prej kohësh po sulmon qeverinë atje nëpërmjet materialeve “bomba” të siguruara nga partnerët ndërkombëtarë. Një skenar i tillë mund të përsëritet edhe në Shqipëri lidhur me materialet që opozita shqiptare ka siguruar nga partneret për çështjen në fjalë, siç pretendon Basha.


Basha: Propozoj senatin, dhomën e dytë të Parlamentit

Lulzim Basha ka propozuar në ngritjen e një dhome të dytë Parlamenti, që do të jetë senati i qytetarëve. “Së pari propozoj zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne mekanizmat e kontrollit, propozoj krijimin e dhomës së dyte të senatit, të zgjedhur nga populli. Senati duhet jetë i drejtpërdrejtë nga qytetarët dhe merr përsipër atë që i është besuar Gjykatës Kushtetuese. Si edhe të ulim numrin e parlamentarëve, me kusht që të mos jetë kozmetikë”, ka thënë ai në Opinion.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përgjimi/ Nishani: Nuk kam akuzuar Ramën, denoncimin nuk e bëj prej ndikimit të qeverisë
Lu - kryebashkiakëve: Nuk mund të shkoni me makina të shtrenjta në punë, qytetarët s’ju kanë zgjedhur për këtë »
Article Logic
Execution time: 0.099972009658813
array(1) { ["section"]=> string(111) "edhe-opozita-shqiptare-me-bomba-basha-partneret-kane-konfirmuar-lidhjet-e-tahirit-me-biznesmenet-e-droges-24274" }