Edhe pas divorcit, Tom Cruise e ndalon Kate Holmes të ketë një tjetër

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 13:48 07-09-2016 Edhe pas divorcit, Tom Cruise e ndalon Kate Holmes të ketë një tjetër

Aktorët Tom Cruize dhe Katie Holms, i kanë dhënë fund martesës së tyre 5-vjeçare, në qershor të vitit 2012. Por edhe pse kanë kaluar gati katër vite nga ndarja e tyre, Cruize nuk e lejon ish-bashkëshorten e tij të dalë me një tjetër publikisht. Kështu ajo, është e detyruar të mbajë të fshehtë lidhjen e saj disa vjeçare me aktorin tjetër, Jamie Fox.

Sipas “Radar Online”, marrëveshja e divorcit e ndalon Holmes të martohet apo të dalë publikisht me një tjetër, pa kaluar 5 vite nga prishja e martesës me Cruise. Asaj madje i ndalohet të bëjë veprime që e turpërojnë aktorin publikisht, si psh të flasë për lidhjen e tij me besimin “Scientology”.

Sipas burimeve të Daily Mail, aktorja e ka pranuar këtë marrëveshje pasi ishte e dëshpëruar dhe kërkonte të ndahej sa më shpejt nga Cruise.

Gjithsesi nga marrëveshja e tyre e divorcit ajo nuk doli pa gjë. Ish-bashkëshorti i dha asaj plot 4.8 milion dollarë për rritjen e vajzës si edhe 5 milion dollarë për veten.

Përsa i përket Kate dhe Jamie, ata u panë për herë të parë sëbashku duke kërcyer në një mbrëmje bamirësie, tek “The Hamptons”, në gusht të vitit 2013. Që nga ajo kohë në media flitet se dyshja janë më shumë se shokë, pavarësisht se e kanë mohuar këtë.

tom1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024072885513306
array(1) { ["section"]=> string(74) "edhe-pas-divorcit-tom-cruise-e-ndalon-kate-holmes-te-kete-nje-tjeter-52183" }