Edhe spiunët kanë përdorur Mossack Fonseca-n për të fshehur aktivitetet financiare

Publikuar tek: bota, më 18:54 12-04-2016 Edhe spiunët kanë përdorur Mossack Fonseca-n për të fshehur aktivitetet financiare

Gazeta gjermane "Süddeutsche Zeitung" raporton se agjentët e fshehtë dhe informatorët e tyre kanë përdorur gjerësisht shërbimet e kompanisë, si dhe kanë hapur kompani guaskë për të fshehur aktivitetet e tyre. Sipas gazetës, midis tyre janë edhe ndërmjetës të ngushtë të CIA-s.

Gazeta me bazë në Mynih ka arritur të marrë një sasi prej 11.5 milionë dokumente nga studio ligjore Mossack Fonseca dhe i ka ndarë ato te më shumë se 100 grupe mediash me anë të Konsorciumit Ndërkombëtar.

Nga “Panama Papers” është zbuluar se deri tani të paktën 3 zyrtarë ose ish-zyrtarë të lartë të shërbimeve sekrete nga tre shtete, Arabia Saudite, Ruanda dhe Kolumbia, janë mes klientëve të kompanisë “offshore”.

Në mesin e tyre është edhe Sheikh Kamal Adham, ish-shefi i shërbimit të fshehtë saudit i cili vdiq në vitin 1999. Adham kaloi në vitin 1970 si një prej ndërmjetësve kryesorë të CIA-s në Lindjen e Mesme, raporton gazeta gjermane.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.054929971694946
array(1) { ["section"]=> string(88) "edhe-spiunet-kane-perdorur-mossack-fonseca-n-per-te-fshehur-aktivitetet-financiare-37515" }