Edhe “The Guardian” në lojën e lajmeve të rreme, akuza për manipulim

Publikuar tek: bota, më 20:05 30-12-2016 Edhe “The Guardian” në lojën e lajmeve të rreme, akuza për manipulim

Në një nga paraqitjet e saj të rralla kur humbi zgjedhjet presidenciale një muaj më parë, Hillari Clinton ngriti shqetësimin e lajmeve të rreme që sipas saj ishin kthyer në një rrezik për demokracinë amerikane,  duke lënë të kuptohet se ndikuan edhe në disfatën e saj përballë Donald Trump.

Madje ajo nuk nguroi ta quajë "epidemi e lajmeve qëllimkëqija e të rreme dhe propagandë false që ka përmbytur mediet sociale gjatë vitit të fundit". "Tashmë është e qartë se 'lajmet e rreme' mund të kenë pasoja. Kjo nuk është çështje politike apo partiake. Jetët janë në rrezik. Jetët e njerëzve të zakonshëm që përpiqen të kalojnë ditët e tyre, të bëjnë punën e tyre, të ndihmojnë komunitetet e tyre", tha Clinton asokohe.

Zonja Klinton nuk e bëri të qartë se për cilat media konkretisht e kishte fjalën kur foli për lajme të rreme, por etiketimi vetëm i mediave sociale si raportues lajmesh të rreme është vetëm gjysma e së vërtetës dhe ajo më pak e dëmshmja. Rreziku më i madh për të cilin edhe zonja Klinton duhet të jetë në dijeni është prodhimi i lajmeve të rreme nga media të ashtuquajtura prestigjoze që presupozohet se operojnë në treg më një status profesionist.

breitbart.com shkruan se gazeta e njohur britanike "The Guardian" publikoi këtë javë një lajmin të rreme mbi WikiLeaks, Julian Assange dhe konsideratat e tij për shtypin rus dhe Donald Trump .Sipas breitbart.com të dyja këto pretendime që ngrihen në artikullin e "The Guardian" të shkruar nga  Ben Jacobs janë të rreme dhe në shtrembërim të hapur të deklaratave Assange.

Artikulli i Jacobs është i përbërë nga citate të një intervistë të dhënë nga Assange për gazetën italiane “La Republica”, e cila publikoi transkriptin e plotë të intervistës online. Por siç thotë breitbart.com Jacobs ose një redaktor tjetër kanë përzgjedhur fragmente për të ndërtuar tregimin që dëshironin.

Assange nuk ka deklaruar asnjë mbështetjen e tij për Presidentin e zgjedhur Donald Trump, por kur  u pyet se çfarë besonte mbi pasojat e një fitore  të mundshme të Trump ai u përgjigj se “zgjedhja e Hillari Klinton do të ishte një konsolidimi i pushtetit të klasës ekzistuese në Shtetet  e Bashkuara, ndërsa sipas tij Donald Trump është pjesë e elitës së pasur në Shtetet e  Bashkuara dhe ai mbledh rreth vetes një spektër të gjerë të njerëzve të tjerë të pasur”

Asgjë në përgjigjen e tij nuk tregon se ai ka ndonjë admirim apo dashuri për Presidentin e zgjedhur Trump. E kundërta mund të thuhet, përshkrimi Assange se Trump është pjesë e elitës së pasur të Shteteve të Bashkuara  që ka mbledhur rreth vetes një spektër të njerëzve të tjerë të pasur mund të shihet si një kritikë për presidentin e ardhshëm.

Në lidhje me mendimin e Assange për shtypin rus "The Guardian" thotë se  Assange beson se Rusia është një shtet më transparent dhe i lirë dhe nuk ka nevojë për shërbime si  WikiLeaks, duke cituar nga Assange frazën kur thotë se “pjesë të ndryshme të shoqërisë në Moskë janë të lejuara për të kritikuar njëri-tjetrin dhe kjo tolerohet”

Por për La Republica Assange u pyet pse shumica e dokumenteve që WikiLeaks ka publikuar kanë të bëjnë me qeveritë perëndimore dhe nuk kanë të bëjnë  më vende të tilla si Rusia dhe Kina. Dhe ai u përgjigj se WikiLeaks është një organizatë kryesisht me një faqe interneti kryesisht në gjuhën angleze. “Ne kemi botuar më shumë se 800.000 dokumente në lidhje me Rusinë dhe presidentit Putin, kështu që ne kemi informacion, por shumica e botimeve tona vijnë nga burime perëndimore, edhe pse jo gjithmonë”-ka thënë mbi këtë çështje Assange.

Artikulli i Jacobs u shpërnda menjëherë nga mediat sociale dhe u postua edhe nga Daniel Drezner, një profesor i shkencave politike, dhe mbështetës i Clinton që shkruan për  "The Washington Post", i cili në Twitter  ka marrë  rreth tetë mijë pëlqime. (Respublica)

Screenshot_6.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026757001876831
array(1) { ["section"]=> string(71) "edhe-the-guardian-ne-lojen-e-lajmeve-te-rreme-akuza-per-manipulim-64261" }