Edhe Vasili prononcohet për korrigjimin e kufijve të Kosovës

Publikuar tek: politike, më 21:35 06-08-2018 Edhe Vasili prononcohet për korrigjimin e kufijve të Kosovës

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili përmes një statusi në rrjetet sociale shprehet kundër idesë për “korrigjimin e kufijve” mes Kosovës dhe Serbisë.

Vasili thotë se kjo cënon pakon e Ahtisarit, e cila garantoi paprekshmërinë e kufijve të Kosovës, dhe e quan “vrastare për të ardhmen, pazarin” me kufijtë.

Reagimi i plotë në Facebook:

Kosova, Ahtissari dhe kompromisi i pamundur me kufijte.

Pavaresia e Kosoves u ngrit mbi tri kollona te palekundshme:

mbeshtetjen e nderkombetareve dhe perfshirjes se tyre ne betejen per pavaresine e kosoves, se dyti: mbi luften dhe gjakun e UÇK dhe se treti mbi pakon e Ahtissarit.

Kjo e fundit ishte pikerisht qasja mendjehapur ndaj komunitetit serb ne Kosove dhe garantimi i te drejtave shume te gjera politike te perfaqesimit te tij,thuajse atipike,vetem e vetem si nje element garancie per nje bashkejetese te plote dhe te standartit me te larte europian.

Pako e Ahtissarit u konceptua edhe si nje teresi kompromisesh bashkejetese,ne dukje teper te veshtira per tu pranuar nga Kosova,por qe pranimi i tyre pati nje rezultat madhor final:

Garancine teritoriale pra thene thjesht garantimin e paprekshmerine e kufijve te Republikes se Kosoves dhe konsakrimin Kushtetues te pakos se Ahtisarit.

Ky proces i hapur dhe garantues i lirive te gjera te minoriteteve ne Kosove brenda nje integriteti teritorial te konsoliduar e te paprekshem ishte dhe kryevlera,qe u investua ne te gjithe procesin e njohjes se Kosoves nga shume shtete te botes.

Sot prekja e kufijve eshte shembja e themelit te besimit te krijuar te Kosova dhe vete procesi thellesisht demokratik i krijimit te saj, nga i gjithe opinioni mbareboteror.

Asgjesimi praktikisht i pakos se Ahtisarit nepermjet lojes me kufijte do te vinte ne loje ne nenyre kritike ekzistencen e vete Kosoves dhe do te devalorizonte keqas ate ne syte e gjithe botes dhe do ta bente te parendesishme per veten dhe per rajonin.

Pazari me kufijte eshte vrastar per te ardhmen e Kosoves, por edhe per imazhin e shqiptareve kudo ne bote.

Gjithshka e fituar me gjak dhe mbi parime s'mundet kurrsesi te perfundoje ne pazare, qe amnistojne "hallet" e kerkujt.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0041708946228027
array(1) { ["section"]=> string(67) "edhe-vasili-prononcohet-per-korrigjimin-e-kufijve-te-kosoves-130349" }