Edi Hila pas dështimit me ExpoMilano, sërish në konkursin e Parkut. One Stop Shop, i është gjetur ndërtuesi

Publikuar tek: politike, më 13:29 06-07-2015 Edi Hila pas dështimit me ExpoMilano, sërish në konkursin e Parkut. One Stop Shop, i është gjetur ndërtuesi Njeri nga projektet dhe piktori Edi Hila i vendosur ne jurine e perzgjedhjes se projektit fitues

Marrëdhënia e kryeministrit Edi Rama me piktorin Edi Hila duket se vazhdon gjatë. Pas dështimit të piktorit me ExpoMilano, ku Shqipëria pati prezantimin e vet më të dobët në sajë të projektit të Hilës dhe për të cilin u shkarkua drejtoresha e AIDA, Agjencisë së Nxitjes së Investimeve, tashmë Edi Hila është anëtar i jurisë ndërkombëtare që do të përzgjedhë projektin fitues të hyrjes së parkut të Tiranës. 

Janë 11 kompani që kanë marrë pjesë në këtë konkurs. “Sheshi “Nënë Tereza” ka nevojë për një riprogramim, për arsye se është një hapësirë publike me mjaft potencial, por me përdorim të kufizuar si përgjatë harkut kohor të ditës, ashtu edhe nga pikëpamja e shumëllojshmerisë programatike.Gjithashtu, së fundmi ka lindur si domosdoshmëri krijimi i një hapësire qytetare për shërbimet publike, sporteli me një ndalesë, i cili do të përmirësojë marrëdhënien mes shërbyesit publik dhe qytetarit” thonë tre ministra në letrën e tyre të ofertës.

Godina e One Stop Shop, në çdo lloj rasti dhe në çdo lloj projekti do të jetë aty, sikurse bëjnë të qartë edhe ministrat. Në qarqet intelektuale por edhe ato që merren me arkitekturën dhe fushën e ndërtimit, thuhet troç se godina që do të jetë në krah të Universitetit qendror në Tiranë të sheshit “Nënë Tereza” është paracaktuar t’i jepet firmës Balfin, e cila, është në pronësi të biznesmenit Samir Mane, dhe që më parë e kemi përmendur se do të ndërtojë edhe kompleksin turistik të Palasës, siç informojnë burime te newsbomb.al.

Deri këtu nuk ka asnjë problem. Por, ndërkohë, në komentet e qytetarëve të agjencia e specializuar për këtë projekt, Atelier Albania, kanë vërshuar komentet negative. Qytetarët nuk duan që projekti i ri të ketë akoma më shumë beton, dhe e duan një hapësirë të gjelbër.

Ndërkohë, duket se qeveria  nuk ka pasur shumë sukses me këto konkurset ndërkombëtare. Dhe mund të flitet për dështime në konkurset e Beratit, Sarandës, apo edhe hapësirës Tiranë-Durrës. Asnjë prej konkurseve ndërkombëtare nuk kanë dhënë detaje që mbeten në mendje për qytetaret, përveçse janë atakuar prej tyre.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gilberto Jaçe përshëndet vendimin e rivalit të tij tashmë kryebashkiak, për takimin me Ramën
Bozdo: Rama po i jep goditjen përfundimtare sheshit “Nënë Tereza” (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.052049160003662
array(1) { ["section"]=> string(110) "edi-hila-pas-deshtimit-me-expomilano-serish-ne-konkursin-e-parkut-one-stop-shop-i-eshte-gjetur-ndertuesi-15444" }