Edi, Linda Rama dhe Monika Kryemadhi të përqëndruar te “Pritja”

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:12 16-04-2015 Edi, Linda Rama dhe Monika Kryemadhi të përqëndruar te “Pritja” Nga e majta në të djathtë: Ministrja Kumbaro, kryeministri Rama, bashkëshortja e tij Linda Rama dhe deputetja Monika Kryemadhi

Edi Rama, Linda Rama dhe Monika Kryemadhi kanë shfaqur interes për filmin “Pritja” dhe duket se ky film u ka trazuar atyre mendimet teksa e shohin të përqëndruar.

Në fotot e bëra publike nga Rama në profilin social Facebook ata shihen të ulur në rreshtin e shikuesve me sytë ngulur nga dokumentari që sjell persekutimet e shumta e sidomos të 40 martirëve për asgjësimin e Kishave Katolike e Ortodokse në kohën e komunizmit dhe vizitën e Papa Françeskut në Shqipëri.

Ndërsa jashtë sallës çifti Rama shihen të qeshur dhe pranë njëri tjetrit.

Kryeministri Rama duket se ka një vlerësim të veçantë për këtë film dhe në profilin social Facebook  i ka dedikuar disa rreshta. “Sonte në premierën e filmit "Pritja", një dokumentar mjeshtëror i Roland Sejkos që i frymëzuar prej vizitës së paharruar të Papa Françeskut në Shqipëri ka krijuar nje afresk mbresëlënës të historisë së vdekjes dhe ringjalljes së kishës katolike në Shqipëri”, shkruan Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023195028305054
array(1) { ["section"]=> string(65) "edi-linda-rama-dhe-monika-kryemadhi-te-perqendruar-te-pritja-8887" }