Edi Paloka duhet t'i paguajë Ramës 2 milionë lekë, Rama: Kush shpif, ta llogarisë mirë përballjen me ligjin si vepër penale

Publikuar tek: politike, më 12:13 05-06-2015 Edi Paloka duhet t'i paguajë Ramës 2 milionë lekë, Rama: Kush shpif, ta llogarisë mirë përballjen me ligjin si vepër penale Edi Paloka

Deputeti Edi Paloka duhet t'i paguaje kryeministrit Edi Rama 2 milionë të vjetra pasi eshte shpallur fajtor per akuzen e shpifjes ndaj kreut te qeverise. Sa i takon akuzes per fyerje Paloka u shpall i pafajshem.Reagon pas vendimit edhe kryeministri Rama, duke thënë se ky është një lajm i mirë, pasi janë dënuar dy ‘’shpifës profesionistë’’, sipas tij siç janë Edi Paloka dhe Arben Ristani.

"Të jem i sinqertë nuk e prisja vendimin. Mua edhe më rëndojnë 200 mijë lekë, disa të tjerëve nuk u shkojnë as te thoi, po nuk është ky problemi, është edhe moral.

Banda të lidhura me qeverinë, të Ramës që del në fushatë si bastard i vërtetë, akuzon opozitën dhe kërcënon përditë kandidatët e opozitës, duke thënë se kush voton PD është i mbaruar.

Gjykata nuk pranoi edhe kërkesat tona për dy prova të tjera që do vërtetonin testin e drogës që është vërtetuar se është përdorues si dhe telefonatat.", tha Paloka.

Rama tha se Paloka dhe Ristani janë dy ''shkretanë'' dhe se do luftojë që shpifja të mos dënohet vetëm si kundravajtje penale, por si vepër penale.

“Dënimi sot nga Gjykata e Lartë i dy shpifësve profesionistë të cilët, për shkak të aftësisë së tyre të spikatur profesionale në fushën e shpifjes, janë zgjedhur përkatësisht si kryetar grupi e sekretar i përgjithshëm i PD, është një lajm i mirë për 3 arsye:

Së pari, sepse opinioni publik mësoi nga një palë e tretë, pra nga Gjykata e Lartë e vendit, që akuzat e bëra ndaj meje nga këta zanatçinj të baltës politike, për medemek lidhje me krimin e me kriminele me damkë, janë shpifje dhe asgjë tjetër.

Së dyti, sepse kjo lojë e ulët që e ka bërë shpesh politikën një neveri të vërtetë dhe i ka kthyer rëndom politikanët në lolo në syte e qytetarëve, nga sot nuk është më e pandëshkueshme. Kush shpif siç bënë dy të dënuarit e sotëm, duhet të llogarisë mirë përballjen me ligjin.

Dhe së treti, dy dënimet e sotme janë një lajm i mirë sepse nxjerrin edhe më qartë në pah nevojën për kriminalizimin e shpifjes si mjet lufte politike.

Kjo e fundit do të thotë që speciet politike, të cilat ushqehen duke shpifur për të tjerët dhe madje arrinë të ngjiten deri ne tempullin e parlamentit, nuk mjafton të shpallen fajtorë thjesht për kundravajtje penale kur shpifin; ato duhet të dënohen për krimin penal të shpifjes siç ndodh në vende shumë më të zhvilluara se Shqipëria. Prandaj, kjo betejë nuk mbaron sot dhe nuk mbaron me këto dy gjyqe.

Sepse kjo nuk është një betejë ligjore me dy shkretanë që jetojnë me përsheshin e politikës së llojit më të ulët, por është një betejë kulturore kundër vetë politikës së këtij lloji! E cila ka ndotur si mos më keq çdo rrugë të komunikimit publik e qytetar në Shqipëri për 25 vjet rresht dhe është bërë shembulli më i turpshëm i komunikimit për rininë e këtij vendi”, shkruan Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Topi: Nuk kam besim tek një proces i drejtë zgjedhor, po blihet demokracia
Raporti i OSBE/ODIHR: Fushata nisi para datës zyrtare, kandidatët të përqëndruar në akuza personale »
Article Logic
Execution time: 0.02070689201355
array(1) { ["section"]=> string(126) "edi-paloka-duhet-t-i-paguaje-rames-2-milione-leke-rama-kush-shpif-ta-llogarise-mire-perballjen-me-ligjin-si-veper-penale-12754" }