Edi Paloka poston FOTO me Dua Lipën, Stresi i bën komentin PIKANT

Publikuar tek: fcb-bomb, më 19:24 11-02-2019 Edi Paloka poston FOTO me Dua Lipën, Stresi i bën komentin PIKANT Foto e postuar nga Edi Paloka ne profilin e tij ne Facebook - Dua Lipa

Demokrati Edi Paloka ka postuar ditën e sotme një foto me këngëtaren me origjinë shqiptare, Dua Lipa.

Paloka ashtu si shumë politikanë dhe artistë të tjerë kanë postuar foto me Duan në shenjë vlerësimi për suksesin që ajo arriti në ndarjen e çmimeve Grammy, mbrëmjen e djeshme.

'Bravo Dua ! Super e sukseseshme, super e famshme dhe super modeste', ka shkruar deputeti Edi Paloka krah fotos së postuar, ndërkohë që reperi Arkimed Lushaj, (Stresi), i njohur për afrimitetin me politikanët e PD i ka bërë një koment pikant.

'Shkoni si çift zoti Paloka', shkruan reperi, ndërkohë që nuk dihet kush e administron llogarinë e tij në Facebook pasi ai ndodhet në burg.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme Dua Lipa u shpall fituese e dy çmimeve prestigjioze, Grammy, në ceremoninë e zhvillluar në Los Angeles.

Screenshot_2.png
Screenshot_1.png
Screenshot_3.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.004594087600708
array(1) { ["section"]=> string(71) "edi-paloka-poston-foto-me-dua-lipen-stresi-i-ben-komentin-pikant-152407" }