Edi Rama çel ekspozitë në Beograd, promovon “Kurbanin”

Publikuar tek: kulture-art, më 07:11 26-08-2016 Edi Rama çel ekspozitë në Beograd, promovon “Kurbanin”

Kryeministri shqiptar do të vizitojë Serbinë, mes të tjerash për të promovuar librin e tij “Kurban”, për të çelur një ekspozitë vizatimesh dhe për autostradën drejt Durrësit.

Mediat serbe shkruajnë se Edi Rama do të niset nga Beogradi për në Nish më 14 tetor, ku do të mbahet një takim i sipërmarrësve shqiptaro­serbë, do të promovohet projekti i rikonstruksionit të autostradës Nish­-Durrës, e ku zyrtarë të Kosovës do të marrin pjesë shkruan 'Gazeta Shqiptare'. “Kryeministri shqiptar, Edi Rama viziton Beogradin më 13 tetor, kur promovohet ‘Kurbani’ në serbisht.

Më tej Rama merr pjesë në Forumin e Sigurisë në Beograd në datat 12­14 tetor. Siç jemi informuar nga burime në Tiranë, autostrada do të ndërtohet patjetër, edhe pse Bashkimi Europian nuk ka ende propozime konkrete sa i takon pyetjes sa fonde do të miratohen”, shkruan B92 duke cituar “Danas”.

Libri “Kurban” botohet para mbërritjes së Ramës dhe promovohet në takimin e sipërmarrësve dhe në Nish, dhe mbase në këtë rast do të bëjmë një miniekspozitë me vizatimet e Edi Ramës.

Për më tepër, para Panairit të Beogradit, do të botojmë edhe “Pallatin e ëndrrave” të Ismail Kadaresë. Do të botojmë edhe libra të tjerë të këtij autorin në serbisht”, ka thënë Veran Matic, drejtor i shtëpisë botuese “Samizdat B92”.

Këshilltari politik i Edi Ramës, shkrimtari e publicisti Shkëlzen Maliqi ka folur librin e kryeministrit shqiptar që promovohet në Beograd. “Libri ‘Kurban’ u botua në vitin 2011, kur Rama humbi zgjedhjet për bashkinë e Tiranës.

Rezultati ishte shumë i ngushtë. Në numërimin e parë, Rama ishte para kundërshtarit me vetëm 9 vota. Më pas Partia Demokratike bëri një ankesë për rinumërimin e votave të pavlefshme… Rama vendosi të shkruajë dëshminë e situatës në Shqipëri duke përballur vizionin e tij në modernizimin e Tiranës dhe Shqipërinë me Bertishën autoritar”, thotë Maliqi mbi përmbajtjen e librit.

 Ai vëren se është libër “i pazakontë, i parë si analizë dhe i shkruar disi me një stil barok me shumë metafora e humor”.

“Kur vjen puna te Kadare, ‘Samizdat’ ka rënë dakord të botojë një përzgjedhje me pesë libra që unë kam propozuar se mund të jenë interesantë për audiencën këtu”, ka thënë Shkëlzen Maliqi për “Danas”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vatikani i kushton një pullë postare harmonisë fetare në Shqipëri
Shpërthimi me tritol, 28-vjeçari mori hakun e të atit, ish-punonjës i SHISH që humbi gjymtyrët në krye të detyrës »
Article Logic
Execution time: 0.052971124649048
array(1) { ["section"]=> string(57) "edi-rama-cel-ekspozite-ne-beograd-promovon-kurbanin-50899" }