Edi Rama, darka në restorantin e biznesmenit kumanovar në qendër të Pragës

Publikuar tek: politike, më 09:28 14-10-2015 Edi Rama, darka në restorantin e biznesmenit kumanovar në qendër të Pragës Edi Rama dje ne restorantin ne qender te Prages prone e biznesmenit shqiptar nga Kumanova

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një restorant të një biznesmeni shqiptar për të gostitur në darkën e djeshme në Pragë. 

Fotot ekskluzive i sjell gazeta “Lajm”, që zbulon ndër të tjera se Rama ka qëndruar në restorantin e njohur “Kogo” në qendër të Pragës. Dhe ka një arsye të thjeshtë: pronari i këtij restoranti është biznesmeni shqiptar nga Kumanova, Bashkim Qazimi.

lajm2

Sipas informacioneve, shefi i qeverisë shqiptare ka qenë shumë i relaksuar në qendër të Çekisë. Ai ka pasur mundësi të provojë edhe mikpritjen e shqiptarëve të Kumanovës, bën të ditur gazeta Lajm.

Gjatë darkës nuk është biseduar për politikë, por për temën dhe atmosferën më aktuale të shqiptarëve në këto momente - kualifikimin e Kombëtares Shqiptare në Kampionati Evropian. Qazimi përvec që është biznesmen i njohur, është edhe menaxher i klubit që luan në Superligën e Çekisë.

lajm1

Bën habi fakti se pse për kryeministrin shqiptar dhe qëndrimin e delegacionit në Çeki, nuk ka pasur një darkë zyrtare nga autoritetet shtetërore atje. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Transformimi i sheshit “Italia”, Veliaj fton qytetarët të parkojnë makinat
Takimi me Glover, Vasili: Të nisim sa më shpejt ndreqjen e vërejtjeve të Raportit të OSBE »
Article Logic
Execution time: 0.025282859802246
array(1) { ["section"]=> string(79) "edi-rama-darka-ne-restorantin-e-biznesmenit-kumanovar-ne-qender-te-prages-23087" }