Edi Rama del nga "ngujimi", dy orë në drekë dhe qëllohet me shishe e vezë nga protestuesit (Foto)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:08 05-03-2017 Edi Rama del nga

Kanë kaluar reth dy orë që prej momentit kur kryeministri Edi Rama kaloi përmes bulevardit Dëshmorët e Kombit, shumë pranë protestueve opozitarë, për të hyrë në një restorant përbri Kryesisë së Kuvendit.

Kryeministri Rama mësohet se sapo ka dalë nga restoranti ku po drekonte me djalin dhe bashkëshorten, është përballur me ofendimet e protestuesve të cilët kanë hedhur shishe uji dhe vezë në drejtim të tij. Rama i ka përshëndetur me dorë pasi është larguar.

Një kordon policie është formuar përpara protestuesve, ndërsa civilë të shumtë dhe ekipi i “Shqiponjave” janë siguruar që askush të mos filmojë apo qëndrojë brenda perimetrit. Newsbomb.al ka siguruar këto foto:

werwer33ryhhhj.jpg

swerwe4r3333yuiikolp.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.14203214645386
array(1) { ["section"]=> string(98) "edi-rama-del-nga-ngujimi-dy-ore-ne-dreke-dhe-qellohet-me-shishe-e-veze-nga-protestuesit-foto-70841" }