Edi Rama dhe Hashim Thaçi nderohen në Ulqin, bëhen "Qytetarë Nderi"

Publikuar tek: kulture-art, më 11:54 04-04-2015 Edi Rama dhe Hashim Thaçi nderohen në Ulqin, bëhen Edi Rama dhe Hashim Thaçi

Edi Rama dhe Hashim Thaçi janë nderuar në Ulqin, duke kmarrë titullin ’’Qytetar Nderi’’ Rama, së bashku me të shoqen Lindën, ndodhet në një vizitë në Ulqin, ku edhe ka marrë titullin nga kryetari Fatmir Gjeka.

Në dorëzimin e titujve kanë marrë pjesë edhe autoritetet e shtetit malazez.“Kënaqësi e veçantë për marrjen e këtij titulli. Ceremonia na bashkon në një moment festiv. Çmoj praninë  e presidentit të Malit të Zi në takim’’, tha Rama gjatë marrjes së titullit, për të përvijuar me një status në rrjetin social ku ka shkruar: Faleminderit Ulqinit per titullin Qytetar Nderi! Shqiptarët me afër se kurrë mesvetit, më shumë se kurrë të sfiduar nga e ardhmja e përbashkët”.

Edhe Thaçi ka komentuar këtë lajm dy ditë më parë nëpërmjet një statusi në ‘’Facebook’’, duke u shprehur se ndjehej tej mase i nderuar. “Jam nderuar tej mase me lajmin që mora nga Ulqini se do të shpallem Qytetar Nderi së bashku me Edi Ramën, në një ceremoni që do t'i bëjë bashkë shqiptarët e Malit të Zi, Kosovës, Shqipërisë por edhe liderët institucional të këtyre shteteve dhe korin diplomatik. Të gjithë do të jemi në Ulqin që ta përkujtojmë historinë unike të këtij qyteti të bukur mesdhetar, rolin e tij dhe potencialin si shtyllë e bashkëpunimit fqinjësor midis shteteve tona.”, shkruante Thaçi në ‘’Facebook’’.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Publikohet traileri i filmit për Amy Winehouse, nga suksesi tek droga
Kalendari dyjavor në Teatro, Galeri dhe Cirk »
Article Logic
Execution time: 0.036226987838745
array(1) { ["section"]=> string(69) "edi-rama-dhe-hashim-thaci-nderohen-ne-ulqin-behen-qytetare-nderi-7804" }