“Edi Rama dhe i vëllai padisin 10 kushurinjtë trashigimtarë të një apartamenti”, Berisha tregon konfliktin

Publikuar tek: politike, më 13:54 27-01-2016 “Edi Rama dhe i vëllai padisin 10 kushurinjtë trashigimtarë të një apartamenti”, Berisha tregon konfliktin

“Populli thotë pasuria të shkyen sytë”, kështu e nis komentin e tij ish kryeministri Sali Berisha nga rrjeti social ndërsa shkruan se Edi Rama dhe i vëllai padisin 10 kushurinjtë trashigimtarë të një apartamenti 88m2”. Berishës këtë herë nuk i ka ardhur asnjë mesazh nga qytetari por i referohet mediave duke e treguar kështu konfliktin sipas tij:

“Te dashur miq, populli thote pasuria te shkyen syte, kjo ka ndodhur dhe me vellezerit Rama, Edvinin, kreun e ekzekutivit te vendit dhe vellain e tij, Olsin kryesekserin universal, planetar te Edvinit.

Mediat njoftojne se keta vellezer makute kane paditur 10 kushurinj e familjare te tyre per çeshtje trashegimie, pronesie te nje apartamenti me siperfaqe 88 m2 ne Tirane. Vellezerit e pangopur Rama, thuhet se pas sherreve te stergjatura me kushurinjte dhe familjaret e tyre, te cilet nuk pranojne t'u njohin hise ne apartament Rames dhe Olsit, kane ngritur padi ne gjykate kunder tyre.

Rama, njelloj si ne rastin e padise absurde qe beri ndaj meje, qe nuk doli vet por futi zonjen Aneta Koleka, nenen e vet dhe ne kete rast pale paditese ndaj 10 trashgimtareve te apartamentit, eshte zonja Aneta. Nderkohe nje akraba i afert me Ramen qe nuk do te identifikohet me shkruan se me gjykata qe i shane gjthe diten si te tilla e te atilla, Rama ka bere baterdine duke ju marre nepermjet dhjetera gjyqeve pronat ne Vlore kushurinjve te tij dhe duke mos dale vete ne asnje proces por duke paraqitur zj Aneta Koleka pale paditese.

Mjere kushurinjte çfare heqin tani qe Rama eshte kryeprokuror, kryegjykates dhe kryeminister i pronave te tyre, jo vetem qe i heq nga puna por ju merr dhe pronat. Ka te drejte populli qe thote se pasuria te shkyen syte, ketyre jua ka shkyer syte dhe me shume se syte”, përfundon Berisha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Clifford Chance” letër qeverisë: Asgjë nuk e lidh Metën me aferën e DIA
Basha: Pengesa për reformën në drejtësi e ka emrin Edi Rama »
Article Logic
Execution time: 0.019853115081787
array(1) { ["section"]=> string(109) "edi-rama-dhe-i-vellai-padisin-10-kushurinjte-trashigimtare-te-nje-apartamenti-berisha-tregon-konfliktin-31073" }