Edi Rama e shpreh hapur që është feminist. "Unë nuk pranoj leksion nga burra që abuzojnë me gratë"

Publikuar tek: politike, më 12:09 27-02-2016 Edi Rama e shpreh hapur që është feminist.

Edi Rama ka përdorur superlativa për shembullin e gruas së suksesshme sipas tij, Lindita Nikollën, që nga mësuese e thjeshtë u bë ‘’ministrja më e mirë e Arsimit në Shqipëri’’.

“Më vjen keq për gjithë profesorët dhe doktorët që e kundërshtojnë këtë, që nga mësuese gjimnazi u bë ministri më i mirë i Arsimit. Ne s’pranojmë leksione se jemi ndryshe’’, tha sot Rama.

Sigurisht  që vlerat e saj, sipas Ramës, kanë të bëjnë me zotësinë për dialog, për Reformën në Arsim.

“Model i shkëlqyer lidershipi dhe kapaciteti për të përfshirë në dialog aktorët dhe faktorët që përfaqësojnë interesa të caktuara në procesin e Reformës në Arsim.

Më vjen keq për gjithë profesorët dhe doktorët që e kundërshtojnë. Që një mësuese gjimnazi dhe pastaj drejtoreshë gjimnazi është ministri më i mirë i Arsimit që Shqipëria ka prodhuar. E di që profesor/doktorët nuk e pranojnë këtë, e di që përpiqen të provojnë të kundërtën, po sa më shumë përpiqen, unë aq më shumë bindem se kemi bërë gjënë e duhur që ju hoqëm një burrë nga qafa në drejtim të Arsimit.’’, theksoi Rama.

Pse ai dhe ministrat e tij nuk pranojnë leksione? Sepse janë ndryshe.

“Ne sulmohemi pikërisht se i bëjmë gjërat ndryshe. Prandaj ne nuk mund të pranojmë leksione dhe as shprehje të çfarëdollojshme të kundërshtisë ndaj nesh që vjen nga format më të papranueshme. Ne sulmohemi se jemi ndryshe. Në këtë sallë unë jam njeriu me më shumë të meta, po jemi ndryshe dhe përfaqësojmë aspirata që i mbrojmë dhe luftojmë me pasion’’, tha Rama në retorikën e tij politike.

Në fund Rama ka deklaruar se është një feminist i pandryshuar, si dhe ka komentuar edhe njëherë dialogun me deputeten demokrate Albina Deda.

"Nuk kam ca të bëj, unë jam feminist se jam socialist. Po duan s’duan jam dhe artist. Dhe të jesh socialist dhe artist dhe të mos jesh i emocionuar kur ke përpara gra dhe vajza është e pamundur. Unë nuk pranoj leksion nga burra që abuzojnë me gratë, sic abuzuan me atë të shkretën që unë i thashë ‘’motër’’, ata thoshin ‘’monstër’’, se duan të luftojnë me ne. Po sa më shumë na luftojnë, aq më shumë na forcojnë…Qentë le të lehin…karvani do ecë përpara’’, u shpreh Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama voton në Komunën Dajt për delegatët e Kongresit: Unë jam krenar për Partinë Socialiste!
Flet Veliaj pas protestës së tregtarëve: Jam 100% i vërtetë! U kujton ‘’Mohitot’’ 8 mijë lekëshe dhe 2 drejtorët e Berishës të infiltruar »
Article Logic
Execution time: 0.019731998443604
array(1) { ["section"]=> string(101) "edi-rama-e-shpreh-hapur-qe-eshte-feminist-une-nuk-pranoj-leksion-nga-burra-qe-abuzojne-me-grate-33674" }