Edi Rama falenderon me zemër Brisida Shehajn dhe Pranvera Fagun: Arkëtuam afro 100 milionë dollarë në 3 muaj

Publikuar tek: politike, më 10:43 04-04-2016 Edi Rama falenderon me zemër Brisida Shehajn dhe Pranvera Fagun: Arkëtuam afro 100 milionë dollarë në 3 muaj

Edi Rama ka shpallur sot fazën e dytë kundër informalitetit e ndërkohë ka dhënë disa shifra, që sipas tij janë arritje përtej objektivave të vendosura.

Edi Rama falenderoi me zemër dy drejtoreshat, për arritjet përtej objektivave në 3 muaj: Brisida Shehajn e Tatimeve dhe Pranvera Fagun e Doganave.

“Të ardhurat e 3-mujorit të parë të këtij viti janë shumë përtej obvjektivave të vendosur. Kemi arkëtuar afro 100 milionë dollarë më shumë, për të qenë të saktë 96 milionë vetëm nga Tatimet, më shumë se sa objektivi. Pra jemi thuajse mbi 20% më shumë se sa e njëjta periudhë më parë.

Muaji mars u mbyll me një arritje objektivash me rritje shumë të ndjeshme. Ajo që është më e rëndësishmja është përmbajtja: rritje të ndjeshme në produktet e akcizës. Kemi filluar mbylljen përfundimtare të kontrabandës. Kemi dhe presim një rritje si asnjëherë më parë në Tatimin mbi të Ardhurat Personale.

Në fund të këtij viti mund të kemi rezultate impresionuese. Dhe këtë rritje që sot e shohim në 3 muajt e parë, si rezultat i luftës kundër informalitetit. të mund ta konstatojmë në fund të vitit si rritjen e madhe të bërë ndonjëherë.”, theksoi Rama.

83 mijë punonjës të regjistruar në 7 muaj. 47 mijë subjekte të regjistruara dhe mbi 500 kallëzime në Komisariatin Dixhital për aktivitet të paligjshëm, mashtrim me TVSH-në fshehje të të ardhurave dhe kontrabandë. Këto ishin shifrat e tjera bërë publike nga Rama.

Ai falenderoi përzemërsisht Pranvera Fagun dhe Brisida Shehajn, drejtoreshat e Doganave dhe të Tatimeve.

“Dhe në fund një përgëzim për Drejtorinë e Tatimeve dhe Drejtorinë e Doganave dhe posaçërisht për dy drejtueset se u bë një kohë e gjatë që nuk marrin përgëzim në publik, marrin vetëm kritika. Sot është një përgëzim i merituar se puna është e lavdërueshme. Jo për t’u kënaqur, por se është hapur një shteg i ri që duhet të luftojmë përditë. Dhe e dyta një falenderim për sipërmarrjen, për sipërmarrësit e mëdhenj.”, tha Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj te klinika e katërputroshëve: U sterilizuan më shumë se 300 kafshë rruge
Basha nga Fieri: Ju prezantoj ofertën tonë »
Article Logic
Execution time: 0.0041329860687256
array(1) { ["section"]=> string(113) "edi-rama-falenderon-me-zemer-brisida-shehajn-dhe-pranvera-fagun-arketuam-afro-100-milione-dollare-ne-3-muaj-36781" }