Edi Rama flet për protestën, s’ka krahasim me 21 janarin: Populli do jetë i qartë

Publikuar tek: politike, më 10:42 12-03-2015 Edi Rama flet për protestën, s’ka krahasim me 21 janarin: Populli do jetë i qartë Edi Rama, kryeminister

Edi Rama kryeministër flet për herë të parë për protestën e PD dhe rrezikun që ajo mund të kthehet në 21 janar. 

“Unë jam i bindur se populli shqiptar është shumë i vetëdijshëm dhe është shumë i qartë për çfarë po ndodh, pse jo edhe më i qartë sesa ata të cilët në vend të bëjnë detyrën e të zgjedhurit, kanë vetëm një hall, hallin e tyre” tha Rama duke përmendur se populli është më i qartë edhe sesa media.

Ai doli para selisë së Kuvendit ku dha deklaratën e tij për mediat, por u fokusua te hetimet e çështjes.  

“Unë jam i bindur që gjithçka ndodhi dhe shkaktoi gjithë trazirën psikologjike për shoqërinë gjatë këtyre ditëve do të kthehet në një mirësi për politikën dhe për ndërveprimin shoqëror dhe politik. Por për këtë duhet të presim me durim përfundimet e hetimit, sepse vetëm hetimi i plotë i paanshëm dhe për çdo detaj i kësaj çështjeje, do të mund të japë përfundimin që kërkon publiku, dhe do të mund të tregojë të vërtetën e kësaj telenovele të shëmtuar”.

“Unë besoj dhe uroj që gjithçka po ndodh të sjellë edhe parlamentin më në fund në binarët e rregullores dhe të bëjë të mundur që ky parlament të prodhojë atë për të cilën është zgjedhur, të prodhojë ligje dhe të shtyjë përpara reformat për të cilat jemi në krye të vendit”.

Dhe së fundi dua të rinënvizoj se në këndvështrimin tim, është një çështje në të cilën të reflektojë thellë edhe media pasi besoj se media mund të bëjë shumë më tepër për transparencë mbi çështjen, bazuar në fakte, prova dhe gjykime që burojnë nga bonsensi, por edhe nga ligjshmëria në republikën e Shqipërisë.

Unë kam qenë gjithnjë i bindur se tolerance e tepruar ndaj kësaj opozite që kërkon ta përdorë parlamentin për mitingje, sepse kemi pasur pafundësi seancash si mitingje, është një tolerancë që nuk sjell asgjë tjetër përveçse vetë degjenerimin e parlamentit. Dhe jam i bindur se pas kësaj parlamenti duhet të kthehet plotësisht rregullores dhe gjithsecili ta respektojë atë”, tha kryeministri Edi Rama. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha: PD-ja ime kurrë koalicion me LSI-në e Metës
Basha: Lojë kumbarësh kujt t’i puthin dorën, Don Ramës a Don Metës. Meta të dorëhiqet, Rama jo alibi me dekriminalizimin »
Article Logic
Execution time: 0.01802396774292
array(1) { ["section"]=> string(84) "edi-rama-flet-per-protesten-s-ka-krahasim-me-21-janarin-populli-do-jete-i-qarte-5648" }