Edi Rama-Freshistëve: Bëni Shkuma-party, po mos na merrni në telefon nga policia si të papërgjegjshëm

Publikuar tek: politike, më 19:16 24-07-2015 Edi Rama-Freshistëve: Bëni Shkuma-party, po mos na merrni në telefon nga policia si të papërgjegjshëm Edi Rama me FRESH-istët në Jalë

Edi Rama ka zgjedhur të jetë shumë miqësor dhe jo imponues me të rinjtë e FRESSH ndërsa ka zbritur në kampingun e tyre të Jalës dje, për t’i përshëndetur.

“Jeni shumë mirë me cilësinë, u ka thënë Rama ndërsa ka parë aq shumë të rinj të mbledhur në kamp. Nga shtatori do të fillojmë të punojmë për sasinë”,  ka qenë sugjerimi I tij për strukturat e FRESSH dhe jo vetëm ata që ndjekin seminaret dhe pushimet ne Jalë por edhe për drejtuesit e këtij forumi.

Sepse, ashtu sikurse u tha në Asamblenë e PS, një ndër direktivat për të gjithë strukturat është shtimi I numrit të anëtarëve deri në 25 vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste vitin e ardhshëm, ku Rama ka thënë se numri I anëtarëve të PS duhet të shkojë në 150 mijë anëtarë.

“Shkoni tani bëni Shkuma Party, se në shtator ju pret puna. Pra, bëhuni tani të papërgjegjshëm, pushime të përgjegjshme që të mos na merrni në telefon  që t’ju lirojmë nga policia”, u ka thënë Rama të rinjve që shpërthenin ndërkohë me të qeshura me batutat e kryeministrit, ndërkohë që edhe vetë ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka qenë mes të rinjve se bashku me kryeministrin.

Deri tani nuk është raportuar ndonjë incident nga FRESSH-istët e Jalës, të cilët do të vazhdojnë të pushojnë edhe për disa ditë. Strukturat e FRESSH-it i zgjedhin ata në bazë të kontributit, ndihmës, por edhe mes më të dalluarve në gjimnaze e rrethe, jo vetëm në Tiranë, por edhe në gjithë Shqipërinë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Reagimi i Ambasadës Britanike për "Crown Agents", Harasani: Po veproni me dy standarte
Rama për televizionin maqedonas: S’do vëmë veton për NATO-n, por hetim ndërkombëtar për Kumanovën »
Article Logic
Execution time: 0.037823915481567
array(1) { ["section"]=> string(105) "edi-rama-freshisteve-beni-shkuma-party-po-mos-na-merrni-ne-telefon-nga-policia-si-te-papergjegjshem-16924" }