Edi Rama hyn sportiv në Pallatin e Kongreseve, eskorta respekton semaforin

Publikuar tek: politike, më 10:38 19-03-2016 Edi Rama hyn sportiv në Pallatin e Kongreseve, eskorta respekton semaforin

Nis hyrja e delegatëve në Pallatin e Kongreseve dhe gjithçka është gati për nisjen e punimeve të kongresit të socialistëve. Edi Rama hyn sportiv në Pallatin e Kongreseve, veshur me një palë këpucë-atlete dhe pa kravatë, ndërsa eskorta ka respektuar semaforin. Ramën e ka shoqëruar deputeti Taulant Balla. Pas hyrjes së Ramës ka nisur himni dhe kongresin e ka hapur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Në sallë ndodhet edhe Ilir Meta, kreu i LSI-së dhe Kuvendit, në bashkëqeverisje me Ramën. Po kështu edhe Gianni Pitella dhe Masimo D'Alema. Kurse presidenti i Parlamentit Europian Martin Schulz i ka përshëndetur socialistët me një video-mesazh. Në kongres marrin pjesë 1500 delegatë.

Pasi kreu i PS-së, Rama ka deklaruar se është krenar për Partinë Socialiste,  para nisjes së kongresit ka folur edhe Ervin Bushati.

“Do riorganizojmë PS-në. Kongresi i PS-së, i hapur dhe transparent. Sot do zgjidhet Asambleja e Përgjithshme Kombëtare dhe anëtarët e Komisionit të Garancive Statutore”, theksoi Bushati.

I pyetur nëse është dakord për referendumin e propozuar nga Rama për zgjedhjen e kreut të PS-së, Bushati ka dhënë një përgjigje evasive, duke thënë se vota është e fshehtë, pa u konsideruar ‘’Pro’’ apo ‘’Kundër’’.

“Do ta shikojmë sot, do ta diskutojmë.Unë nuk e kam parasysh se si do shtrohet kërkesa, patjetër vota është e fshehtë dhe unë do kem votën time’’, tha më tej Bushati.

Është zbardhur rendi i ditës i kongresit të Partisë Socialiste që do zhvillohen sot më 19 mars. Takimi do të hapet nga fjala e kryetarit të partisë, Edi Rama, për t’u ndjekur nga fjala e Gramoz Ruçit për anëtarësimet e reja. Diskutimet do të vijojnë me raportin e Komisionit të Garancive Statutore dhe ndryshimeve për përmirësimin e statutit.

Në pikën e fundit, parashikohet zgjedhja e organeve drejtuese qëndore të Partisë Socialiste. Ndërkohë, mësohet se i pranishëm në Kongres do të jetë edhe ish-kryetari Fatos Nano.Ndër të ftuarit specialë do të jenë: Ish-kryeministri britanik Tony Blair, ish-kryeministri italain Massimo D’Alema, Gianni Pitella. Ndërsa nga shqiptarët, Rama ka menduar të ftojë ish-kryetarin Fatos Nano dhe dy ish-presidentët Alfred Moisiu dhe Rexhep Mejdani.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “E gjykoja gjithë ditën rininë, të mefshtë, duke u marrë me FB’’, Mimi Kodheli shpreh mbresat para Kongresit
Arben Ndoka, ish-deputeti i dorëhequr në Kongresin e Partisë Socialiste »
Article Logic
Execution time: 0.053061962127686
array(1) { ["section"]=> string(79) "edi-rama-hyn-sportiv-ne-pallatin-e-kongreseve-eskorta-respekton-semaforin-35491" }