“Edi Rama i arrestoi të vëllain për të shpëtuar pronarin e vërtetë të drogës”, Berisha akuza kryeministrit

Publikuar tek: politike, më 16:12 19-09-2015 “Edi Rama i arrestoi të vëllain për të shpëtuar pronarin e vërtetë të drogës”, Berisha akuza kryeministrit

Ish kryeministri Berisha thotë se vëllai i arrestuar i kryebashkiakut të Poliçanit është “koka e turkut”, pasi sipas tij, pronari i vërtetë i drogës është vetë kryetari i bashkisë, Adriatik Zotka.

“Edi Rama mashtron! Droga në Poliçan është dëshmi tjetër e lidhjes së pushtetit me drogën, është e kryetarit, i vëllai i arrestuar është koka e turkut, korrieri i tij”, shkruan Berisha ndërsa akuzon kryeministrin se një gjë të tillë e ka bërë për të shpëtuar Zotkën.

“Edi Rama, për të shpëtuar kryetrafikantin e Poliçanit, Adriatik Zotkën, njeriun e akuzuar për së paku një vrasje, dizinformoi publikun dhe median duke arrestuar vëllain e tij dhe jo pronarin e vërtetë të drogës, kryetarin e Bashkisë. Mjerisht, mediat verberisht përcollën në tërësi pa asnjë hetim gënjeshtrën e Edvinit. E vërteta është se ara e drogës ishte direkt e kryetarit, sherri me deputetin e PS për këtë arë ishte i kryetarit, droga e korrur ishte vetëm e tij ndërsa i vellai është vetëm koka e përkohshme e turkut që pronari i vërtetë i drogës Adriatik Zotka, që ka peshuar në kandar Ramën, bëri për të vazhduar i qetë trafiqet e tij dhe paguar taksën kreut të qeverisë! Sb”, përfundon akuzat e tij në rrjetin social Berisha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Qeveria përgatit largimin e OSBE nga Shqipëria, shkak “raporti konfidencial” që njolloste politikën
31 vjeçari vrau veten pas gjobës nga tatimorët, reagon Berisha: Të ndalohet menjëherë aksioni stalinist »
Article Logic
Execution time: 0.014163017272949
array(1) { ["section"]=> string(109) "edi-rama-i-arrestoi-te-vellain-per-te-shpetuar-pronarin-e-vertete-te-droges-berisha-akuza-kryeministrit-21185" }