Edi Rama i çon mesazh Vuçiçit: Ngushëllohemi me faktin se do na shihni në TV kur të shkojmë në Euro2016

Publikuar tek: politike, më 11:25 13-10-2015 Edi Rama i çon mesazh Vuçiçit: Ngushëllohemi me faktin se do na shihni në TV kur të shkojmë në Euro2016 Edi Rama dhe kryeministri serb Vuçiç

Edi Rama direkt nga Praga i ka çuar një mesazh kryeministrit serb Vuçiç lidhur me kualifikimin e Shqipërisë për në Euro 2016 dhe për mënyrën sesi një vit më parë serbët u sollën me kombëtaren shqiptare në Beograd. 

“Meqë jemi në atmosferë kualifikimesh Serbia është kualifikuar dhe ne u kualifikuam. Ato pamje që pamë në stadiumin e Beogradit dhe dhuna masive kundër kombëtares sonë, i përkasin tani një të shkuare. Një vit më pas, ne i dhamë një mikepritje të shkëlqyer kombëtares serbe. Madje edhe pse humbëm, ngushëllohemi me faktin se ata do të na shohin në TV kur ne të shkojmë në Euro2016”, tha Rama.

Rama i bëri këto momente gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin cek Sobotka, në Pragë ku gjendet në një vizitë zyrtare dhe ku u firmosën disa marrëveshje.

  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha me “princat e kombëtares” në ceremoninë e dekorimit nga Presidenti (Fotot)
Një shqiptar, miku i Stipe Mesiç, kandidat për deputet në Parlamentin e Kroacisë »
Article Logic
Execution time: 0.095214128494263
array(1) { ["section"]=> string(108) "edi-rama-i-con-mesazh-vucicit-ngushellohemi-me-faktin-se-do-na-shihni-ne-tv-kur-te-shkojme-ne-euro2016-23006" }