Edi Rama i merr transmetimin televiziv Sajmir Tahirit e Erjon Veliajt

Publikuar tek: politike, më 10:29 09-05-2015 Edi Rama i merr transmetimin televiziv Sajmir Tahirit e Erjon Veliajt Nga transmetimet televizive te dy aktiviteteve ne oren 11.00

Po ndodh në këto momente ajo që nuk ndodh ti “shpëtojë” një PR të maxhorancës. Edi Rama është live në Vlorë duke prezantuar kandidatin Dritan Leli, dhe gjithçka është në transmetim direkt me regji qendrore, e kërkuar nga kryeministri. 

E po në të njëjtën kohë, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, Erjon Veliaj, Sajmir Tahiri dhe socialistët, kërkuan regji qendrore për të transmetuar aktivitetin e prezantimit të këshilltarëve bashkiakë të Tiranës, ekipin që do të qeverisë me Erjon Veliajn nesër në këshill.

edi veliaj

E ndërkohë, të dy transmetimet ishin në orën 11.00 paradite. Në Tiranë, aktivitetin e hapi kryetari i PS për Tiranën, Sajmir Tahiri, por askush nuk e hoqi transmetimin direkt nga Rama, për të dhënë fjalën e Tahirit. Gjithçka kaloi në heshtje. E njëjta gjë ndodhi edhe kur fjalën e mori Erjon Veliaj. Edhe ky i fundit, u shfaq në të gjitha ekranet vetëm me figurë, por jo me zë.

Rama nuk po e përfundonte fjalimin, ndërkohë që televizionet, u vunë në hall se çfarë të transmetonin. Mos ndoshta Rama donte të shmangte Sajmirin dhe Erjonin?

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha: Bami u lirua se kërcënoi Ilir Metën e Edi Ramën “do flas”
Shqipëria garanton Ukrainën: Duhet të ruhet integriteti territorial »
Article Logic
Execution time: 0.022538185119629
array(1) { ["section"]=> string(75) "edi-rama-i-merr-transmetimin-televiziv-sajmir-tahirit-e-erjon-veliajt-10728" }