Edi Rama inspektim i papritur në Durrës në sheshin kryesor, shoqërohet nga Dako

Publikuar tek: politike, më 12:15 14-03-2015 Edi Rama inspektim i papritur në Durrës në sheshin kryesor, shoqërohet nga Dako Nje nga inspektimet e Edi Rames ne Durres

Edi Rama u gjend në një vizitë të papritur paraditen e sotme në qytetin e Durrësit, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së qytetit Vangjush Dako. 

E ndërsa ishte parashikuar si një ditë feste dhe me një tjetër axhendë për kryeministrin, ai u gjend në Durrës ku është duke inspektuar punimet për sheshin kryesor të qytetit të Durrësit, së bashku me Vangjush Dakon. Punimet në sheshin “Iliria” kanë kohë që kanë filluar. Ato u ndërprenë para tre muajsh për të marrë një vlerësim edhe nga Ministria e Kulturës për ndërhyrjen në zonën muzeale, por edhe për çështjen e shatërvanit përpara bashkisë, të cilin bashkia kishte vendosur ta hiqte, por që u kundërshtua fuqishëm edhe nga qytetarët e Durrësit. Gjithsesi, zëri i qytetarëve të Durrësit nuk u mor parasysh dhe shatërvani u zhvendos, “në drejtim të paditur”.

Ndërkaq, Dita e Verës në Durrës, është edhe një mbështetje e kryeministrit për Vangjush Dakon, i cili do të vazhdojë të ruajë siç duket të qenurin si kandidati kryesor për zgjedhjet lokale për këtë qytet. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Artikulli i Reuters për protestën, akuza nga disa media afër opozitës
Basha në Elbasan për Ditën e Verës: Jemi gati me ofertën e re të shpresës »
Article Logic
Execution time: 0.052982091903687
array(1) { ["section"]=> string(83) "edi-rama-inspektim-i-papritur-ne-durres-ne-sheshin-kryesor-shoqerohet-nga-dako-5861" }