Edi Rama intervistë për “Agora Estate” në Rai3: E duam me çdo kusht BE-në, vazhdojmë ta besojmë

Publikuar tek: politike, më 07:49 20-07-2015 Edi Rama intervistë për “Agora Estate” në Rai3: E duam me çdo kusht BE-në, vazhdojmë ta besojmë Edi Rama në Rai3

Edi Rama ka qenë i ftuar sot në mëngjes në programin ‘’Agora Estate’’ në kanalin televiziv italian ‘’Rai3’’. Rama ka thënë në emision që Shqipëria do me çdo kusht të antarësohet në BE, edhe pse nuk është e lehtë.

“Do të flas për Shqipërinë që ndryshon përditë. BE tregon një Evropë më të lidhur me fatet e njerëzve. E dimë që antarësimi në BE nuk është diçka e lehtë. Ne duam të hyjmë në BE me ç’do kusht.Vazhdojmë të besojmë në këtë projekt të madh”, ka thënë Rama.

Po kështu kryeministri ka folur për sipërmarrësit italianë që investojnë në Shqipëri.

“25 vite më parë shqiptarët vinin të punonin këtu në Itali, tani italianët vijnë në Shqipëri. Janë hapur shumë biznese, të cilat përfitojnë nga presioni i  ulët fiscal. Bizneset përfitojnë edhe nga forca e lirë punëtore”, ka komentuar Rama.

Kryeministri ka folur edhe për krizën greke, duke e quajtur një rast shumë kompleks.

“Greqia është një rast shumë kompleks. Nuk mund të them që Greqia kishte ose jo të drejtë, por është një vend që duhet modernizuar radikalisht”, komentoi Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Debati Blushi-Rama në asamblenë e PS-së, Braçe: Situatën e qetësoi Servet Pëllumbi
Basha: Projektligji për Arsimin e Lartë uniformizon klientelizmin, gjithçka centralizohet te Rama “Kryerektor” »
Article Logic
Execution time: 0.017314910888672
array(1) { ["section"]=> string(97) "edi-rama-interviste-per-agora-estate-ne-rai3-e-duam-me-cdo-kusht-be-ne-vazhdojme-ta-besojme-16578" }