Edi Rama: Ja e vërteta e legalizimeve

Publikuar tek: politike, më 17:55 18-12-2015 Edi Rama: Ja e vërteta e legalizimeve

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha se qeveria nuk ka bërë asnjë legalizim, dhe ato që janë shpërndarë deri tani, janë të falsifikuara.

Rama e quan Berishën “zanatçi i sherrit” duke shtuar se çdo të enjte nga tribuna e Parlamentit “përdhunon të vërtetën”. Sipas kryeministrit Rama, deri tani janë shpërndarë mbi 40,000 legalizime, shifër që në fund të 2016-ës pritet të arrijë në 145,000.

“Zanatçiu i Sherrit u tha dje shqiptarëve, nga tribuna ku përdhunon të vërtetën çdo të enjte në Kuvend: Kjo qeveri nuk ka bërë as edhe një legalizim, lejet e legalizimeve të shpërndara deri tani janë fallco!

Ja e vërteta:

Maj 2014 - Dhjetor 2015: 40.432 leje legalizimi falas u janë dorëzuar qytetarëve.

Deri tani ne zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, kanë marrë hipotekën e shtëpise së tyre 22.136 familje. Procesi i hipotekimit do të përshpejtohet në mënyrë shumë të konsiderueshme duke nisur nga muaji janar, sepse ALUIZNI do të bëjë për llogari të qytetarëve edhe hipotekimin.

Me këtë sistem të ri parashikohet që në vitin 2016 familjet që do përfitojnë legalizim falas të arrijnë në 145.000.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha mbledh kryesinë, të hënën sërish në protestë
Rama: Qeveria ktheu sytë nga Berati pas 25 vitesh harresë »
Article Logic
Execution time: 0.027131080627441
array(1) { ["section"]=> string(42) "edi-rama-ja-e-verteta-e-legalizimeve-28090" }