“Edi Rama ka shpenzuar 14 milion $ për biletat e avionit në Francë”

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:25 09-06-2016 “Edi Rama ka shpenzuar 14 milion $ për biletat e avionit në Francë”

“A morët vesh se Kryeministri Edi Rama, ka shpenzuar 14 milion $ për bileta avioni”, kështu shkruan gazetari Aulon Kalaja duke iu referuar ikjes së kryeministrit Edi Rama para pak minutash nga Kuvendi për t’u nisur drejt Francës ku do të ndjekë ditën e nesërme ndeshjen hapëse të kampionatit Euro 2016. Pas Ramës deputetë të tjerë dolën nga salla për t’u nisur drejt Francës.

“Duket pra se jemi qeverisur dhe po qeverisemi në ajër dhe nga ajri.
Po si ka mundësi që këto para nuk u hodhën për të varfërit, për të shtruar rrugë, për shkolla, kopshte dhe cerdhe, për investime, apo rritje rrogash.
Duket pra se Kryeministri është totalisht në ajer, sepse edhe për revisten zviceriane, e pranoi vetë se ai ndodhet në një gjendje skizofrenie, midis pikturës dhe politikës dhe se beson në një jete te tretë!
O zotëri, njerëzit janë pa bukë, leri trapllëqet...”, përmbyll gazetari.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025263071060181
array(1) { ["section"]=> string(69) "edi-rama-ka-shpenzuar-14-milion-per-biletat-e-avionit-ne-france-42976" }