Edi Rama: Keni problem punësimin. Fitoni bashkinë se hapen vende pune. LSI organizohet më mirë

Publikuar tek: politike, më 22:03 19-03-2015 Edi Rama: Keni problem punësimin. Fitoni bashkinë se hapen vende pune. LSI organizohet më mirë Edi Rama

Edi Rama, ka dalë përpara anëtarëve të Asamblesë së Tiranës me një fjalë të gjatë, pa praninë e medias. Newsbomb.al ka arritur të zbardhë fjalimin e kryetarit të PS, i cili është i vetëdijshëm se jo të gjithë janë të kënaqur me punësimet. Por të fitojmë bashkinë e Tiranës, sugjeron Rama, që të hapen më shumë vende pune. Madje sjell edhe një shembull, atë të Drejtorisë së Ujësjellësit, ku mund të punësohen mijëra vetë. Ai tha se duhet ti japin rëndësi Këshillit Bashkiak, dhe këtu nuk la pa përmendur faktin se LSI organizohet më mirë se PS në këtë drejtim. U kërkojnë të gjithëve të punojnë për votat e këshillit bashkiak për të forcuar parlamentin lokal të Tiranës me vota socialiste. Madje tha, se të gjithë ata zyrtarë dhe nëpunës të administratës me status të nëpunësit civil që kërkojnë të garojnë për këshillin bashkiak, duhet që të heqin dorë nga puna e tyre. Por edhe vetë Rama beson se asnjë prej të punësuarve nuk do ta lërë punën.    

Fjala e plotë e Ramës në mbledhjen me dyer të mbyllura të Asamblesë së PS

Në këtë katër vjeçar në Tiranë nuk është bërë asgjë. Dhe për shkak se nuk është bërë asgjë shumë gjëra kanë shkuar dhe me keq. Por edhe për arsye të tjera që janë më të rëndësishme, duke pasur parasysh që i bënë disa prej jush dhe të tjerë sot pas jush që të jenë personalisht të pakënaqur për shkak të pamundësisë reale për tu sistemuar nëpër punëra. Por përmes fitores së Tiranës hapet një tjetër mundësi reale për shumë njerëz që nuk kanë punëra. Boll të kemi parasysh sesa njerëz mund të ketë te ndërmarrja e ujësjellësit pa llogaritur edhe sektorët e tjerë jo që nuk janë në administratë publike. Sepse sic e dini dhe ju mirë besoj administrate publike që prej prillit të vitit të shkuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese është nën një regjim komplet tjetër rekrutimesh dhe marrjesh në punë dhe kjo e bën praktikisht të pamundur për të bërë gjërat me shpejtësi sepse gjithë procesi monitorohet në mënyrë të përjavshme nga komisioni Evropian dhe në mënyrë të përjavshme departamenti i Administratës Publike raporton te delegacioni Evropian në Tiranë për gjithë ecurinë e proceseve të konkurseve, lëvizjeve. Në bashkionë e Tiranë ky problem nuk është njësoj. Megjithatë, përpara se të shkojmë aty është fushata, është organizimi, është motivimi i trupës sonë të betejës elektorale. Kemi përfunduar dhe marrëveshjen me LSI që në këndveshtrimin tim është një marrëveshje shumë pozitive për të dyja palët. Faktikisht kemi marrë përgjegjësi më të madhe, siç na takon dhe barrën kryesore siç na takon për të gjithë qytetet e mëdha, duke filluar nga kryeqyteti. Pavarësisht se koalicioni ka një avantazh shumë të madh numerik në gjithë territorin dhe veçanërisht në Tiranë. Kjo do të thotë se ky avantazh numerik përkthehet në fitore vetë. Aq më tepër që ju e dini nga eksperienca se zgjedhjet lokale kanë një përqindje më të ulët numerike sesa zgjedhjet politike. Sepse njerëzit nuk kanë të njëjtin motivim dhe nuk kanë të arsye për të shkuar për të votuar. Dhe kur vjen pun ate motivimi dhe te arsyet gjithmonë opozita ka pak më shumë arsye sesa pala që është rrezik potencial për ecurinë e fushatës dhe rezultatin. Nga ana tjetër mos harroni faktin se përfshihet një numër komunash dhe sot nuk ka zgjedhje për njësi bashkiake. Pra kush fiton, i merr të gjitha. Dhe duke i marrë të gjitha ka mundësi të vendosi vetë drejtuesit e njësive bashkiake dhe nuk janë më 11 por janë më shumë njësi, janë rreth 18 apo 19, sepse përfshirë dhe komunat që tani janë pjesë administrative bashkiake. Nga ana tjetër besoj se është e rëndësishme që në këtë fushatë të nxjerrim realisht mbështetjen e qeverisë, frymën që ekziston se gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur, pavarësisht se ka plot gjëra që nuk janë bërë akoma apo që njerëzit kanë një pritshmëri më të lartë dhe për këtë arsye na duhet kohë që t’i cojmë gjërat më përpara. Porn a duhet dhe të marrim sa më shumë mbështetjen e njerëzve. Jam informuar për fillimin e takimeve që janë bërë në këtë drejtim nga kryetari i partisë së Tiranës ndërkohë që i jam sinqerisht shumë mirënjohës deputetëve që kanë pasur një kontakt të vazhdueshëm me ju, duke vazhduar me njësinë 5 bashkë me Blerinën dhe më tutje me Ervin Bushatin dhe gjithë deputetët që janë në kontakt të vazhdueshëm, ku patjetër që njësia 5 është modeli shembullor i mbajtjes së kontakteve dhe kjo ka kompensuar jashtëzakonisht shumë mungesën tonë të kontakteve për shkak të mbingarkesës. Nuk do e kisha të kollajshme të flisja sot, nëse nuk do të isha i vetëdijshëm për gjithë punën e madhe që kemi bërë në rradhë të parë për përkushtimin dhe vullnetin dhe energjitë e shpenzuara, pastaj sigurisht dhe për një pjesë të rezultateve që besoj i kemi arritur së bashku.

NJë pjesë e konsiderueshme që janë këtu të pranishëm janë pjesë e përpjekjes se janë të angazhuar në punëra të ndryshme. Kërkohet angazhim maksimal dhe i veçantë sepse në opozitë kishim shumë më tepër kohë dhe kontakte për punën me njëri tjetrin dhe njerëzit ndërsa sot duhet patjetër që paralelisht nga kjo pjesë të vazhdojmë edhe punën e qeverisë që po ta lësh një ditë, të lë tre ditë, e po ta lësh tre ditë, të lë 40 ditë.

Do të doja të tërhiqja vëmendjen tuaj edhe për një akspekt shumë të rëndësishëm, fatkeqësisht për fajin tim në rradhë të parë por edhe për përgjegjësi të përbashkët. Ne nuk e kemi vlerësuar si duhet në zgjedhjet e shkuara lokale, as në ato të përgjithshme, të paktën flas për ato zgjedhje ku unë kam qenë kryetar i partisë se cfarë bëhet me këshillin bashkiak. Në kushtet e sotme pas kalimit të reformës territoriale ne kemi një shanc më shumë edhe në mënyrën sesi ndikon këshilli bashkiak dhe i kemi dhënë me tepër forcë për shkak të madhësisë së konsiderueshme të territorit. Edhe këshilli bashkiak i Tiranës ka rëndësi të madhe. Përzgjedhja e këshilltarëve ka qenë një punë moment i fundit sepse gjithcka ka qenë i përqëndruar te kandidati, këtë herë do ti japim një rëndësi shumë të madhe këshillit bashkiak, votës së PS përvec votës së kandidatit i propozuar nga PS por që do jetë kandidat i përbashkët i koalicionit. Do të bëjmë një punë serioze me ndihmën tuaj për një përzgjedhje sa më dinjitioze për anëtarët dhe anëtaret e këshillit që do të jenë të ndarë të barabartë mes burrave dhe grave. Dhe kështu do ta kemi në gjithë Shqipërinë. Tani nuk është e vështirë të plotësohet si kusht. Dhe të gjithë ata që merren me këshillat në bazë të ligjit të administratës publike nuk mund të jenë anëtarë përfaqësues politik. Pra nëse je drejtor apo nënpunës do të jetë anëtar këshilli apo deputet duhet të tërhiqet nga pozicioni. Kështu që përzgjedhja do të bëhet jashtë shërbimit civil. Patjetër se kush do të lërë punën për anëtar këshilli do të gjykohet, por mund të jetë ndonjë rast ekstrem, dhe me shumë rëndësi të kuptojmë të gjithë që ata që do të jenë në Këshill, do të bëjnë të njëjtën punë që bëjnë deputetët në zgjedhjet politike. Pra, punë të konsiderueshme, dhe shumë më tepër nga të tjerët për të marrë votën. Të tjerët, jo vetëm nga PD, por edhe LSI vetë që është model në këtë drejtim pra në orientimin për të marrë votën e këshillit, kanë qenë shumë më të organizuar në të kaluarën për votën e Këshillit. Ne kemi qenë më pak të organizuar në këtë drejtim dhe për hir të së vërtetës kemi qenë të përqëndruar te kandidatët, kjo ka ndodhur në Tiranë por kjo ka ndodhur edhe në qytete të tjera. Madje në Tiranë kemi dalë më mirë sepse ndoshta vota ka qenë politike ndërsa në qytete të tjera jemi katandisur që mos ta kemi shumicën në këshill për shkak të mosvëmendjes së kësaj pjese. Këshilli është shumë më i rëndësishëm sepse mos harroni se me strukturën e re të funksionimit ka një rol shumë të fortë mbi vendimet e kryetarit të Bashkisë, mbi emërime të caktuara e kështu me radhë.

Dhe një gjë të fundit: ne synojmë dhe shpresojmë ta arrijmë që në një kohë të shkurtër të merremi edhe me kandidatët për të gjitha bashkitë dhe shumë shpejt koalicioni të ketë të gjithë kandidatët dhe duhet kandidat që të mbulojë sa më shumë territor fizikisht përpara fillimit të fushatës zyrtare që është një muaj. Ndërkohë që koha fizike për të shkuar për të takuar të gjithë ata njerëz dhe pikat që janë ish komunat, është e pamjaftueshme. Të mos harrojmë që nëpër ish-komuna njerëzit janë mësuar që kandidatin ta kenë shumë më afër në pjesë të jetës së fshatit dhe nuk është mirë që të krijojmë idenë që me bashkimin me qytetin kanë humbur komplet kontaktin dhe as kanë për ta parë ndonjëherë me sy kryetarin e bashkisë. Për këtë arsye na duhet t’u japim më shumë kohë gjithë kandidatëve tanë dhe besoj se për këtë aspekt do të konkludojmë në një kohë shumë të shpejtë.   

Këto janë gjërat që desha të ndaj me ju duke pasur parasysh që është ndërtuar një Kalendar  pune dhe duke kërkuar që të gjithë ne jemi të angazhuar seriozisht për të realizuar objektivat e kësaj fushate që janë më të thjeshta. Dhe fitorja e Tiranës do të jetë fitorja më e bukur e gjithë fitores së madhe në zgjedhjet e 21 qershorit. Besoj se është e rëndësishme të kuptojmë se nuk është e lehtë kjo betejë, nuk është aq e lehtë sa duket është shumë më e ndërlikuar për të gjitha ato arsye që mendova t’ju paraqes.

Tani nuk do të dëshiroja ta mbyllnim këtu këtë takim e të ikja pavarësisht ngarkesave ndaj kushdo që ka diçka për të thënë dhe ta ndajë këtu është mëse i mirëpritur dhe padiskutim nëse shokët që janë këtu në tavolinë duan të thonë diçka mund ta thonë. S’doja ta mbyllnim me kaq. Nëse ndokush ka diçka për të thënë, të shprehë ndonjë shqetësim, mendim, apo të bëjë ndonjë pyetje unë jam në dispozicion.

Anëtar i Asamblesë: Duhet që kandidati të ketë integritet, të jetë i mirëpritur nga qytetarët…

Edi Rama: Falemnderit për sugjerimet, nuk besoj se e ke për veten tënde apo jo…(të qeshura në sallë dhe duartrokitje). Jo dhe mund ta kesh, po thuaje tani se pastaj nuk kemi më kohë ta trajtojmë. Nejse, bëra shaka.

Shënim: Materiali është ekskluziv i Newsbomb.al. Kush e riprodhon materialin pa lejen e newsbomb.al apo pa cituar burimin e informacionit do të ndiqet në gjykatë nga ana e stafit të newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Presidenti dekoron me “Pishtar të Demokracisë”protestuesit e Shkodrës
Rama: OSHEE do të shlyej detyrimet ndaj 53.900 konsumatorëve »
Article Logic
Execution time: 0.026031017303467
array(1) { ["section"]=> string(96) "edi-rama-keni-problem-punesimin-fitoni-bashkine-se-hapen-vende-pune-lsi-organizohet-me-mire-6402" }