Edi Rama: Këtë vit pritet rritje e madhe e numrit të turistëve

Publikuar tek: barometri, më 09:15 25-05-2018 Edi Rama: Këtë vit pritet rritje e madhe e numrit të turistëve

Kryeministri Edi Rama është i bindur se gjatë këtij sezoni veror, numri i turistëve që do të vizitojnë vendin tonë do të jetë shumë herë më i lartë se vitin e kaluar.

Gjatë prezantimit “Smile from Albania” në qytetin e Fierit, Rama vlerësoi jo vetëm risitë në qytetet e mëdha turistike por u shpreh se nisma e 100 fshatrave të përzgjedhur për agroturizëm do të bëjë që “varfëria në fshatra të mos jetë më fatalitet”.

Pjesë nga deklarata e Ramës:

Rritja e kapaciteteve mikpritëse është e vazhdueshme dhe gjithmonë e më intensive në çdo vend të Shqipërisë. Ne jemi angazhuar që atë çka bëmë me rilindjen rubane ta vazhdojmë edhe me rilindjen rurale. Kemi zgjedhur 100 fshatra, por që nuk do të thotë se do të kufizohemi në 100 fshatra, i kemi zgjedhur për shkak të bukurisë, traditës, dhe t’i japim mundësi këtyre fshatrave dhe banorëve që të vënë në dispozicion shtëpinë e tyre, fermën e tyre të vogël dhe kështu të krijojnë të ardhura, shumë më tepër nga ç’mund të mendohet.

Të ardhura që bëjnë që varfëria në këto zona të mos jetë më një fatalitet. Përfitoj nga rasti tju them që me ambasadorin austriak, kemi hyrë në një proces ku po bashkojmë përpjekjet për të nxitur programin e 100 fshatrave. Krijimi i gjithë këtij zinxhiri komponentësh do bëjë që Shqipëria të mos jetë vetëm një vend për detin, por edhe një vend zbulimesh nga kultura, arti, tradita dhe gatimi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022670984268188
array(1) { ["section"]=> string(68) "edi-rama-kete-vit-pritet-rritje-e-madhe-e-numrit-te-turisteve-122025" }