“Edi Rama lëpirës me të huajt, sy më sy kërkoi të mashtrojë komisionerin Hahn’’

Publikuar tek: politike, më 10:03 31-03-2016 “Edi Rama lëpirës me të huajt, sy më sy kërkoi të mashtrojë komisionerin Hahn’’

“Edi Rama lëpirës me të huajt, sy më sy kërkoi të mashtrojë komisionerin Hahn’’, kështu e nisi fjalën e tij në Kuvend, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka.

 

Atë të lëpirësit me të huajt dhe arrogantit me opozitën…Siç janë apo cinizmi...

Sy më sy dje kërkoi të mashtrojë edhe komisinerin Hahn, duke i thënë që vendimin e Gjykatës Kushtetuese do ta çojë në Gjykatë kushtetuese për shqyrtimin e çështjes së konfliktit të interesit të dy deputetëve të maxhorancës.

A ka cinizëm më të madh se prapë të akuzosh opozitën për krizën që shkakton maxhoranca? Prapë në mediat që ka në thundër Edi Rama përhap fjalët që qenka opozita që ka vendosur kushte për mandatet e deputetëve. Opozita nuk vendos kushte! Ishte Rama që dikur vendoste kushte të tilla, dua qarkun e  Fierit, që t’u jap këtë! Kushtet i vendos Kushtetuta!

Si mund t'i kërkosh Gjykatës Kushtetuese, interpretimin e interpretimit të Kushtetutës? Ai është i qartë për këdo”, tha Paloka.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Leskaj letër Metës për mandatin si deputete, ja çfarë i kërkon
“Sms-ja” e Nanos për Ramën, Dylgjeri- Hilës: Dritan, Nanos i ka dalë turpi. Hiq dorë... »
Article Logic
Execution time: 0.018440961837769
array(1) { ["section"]=> string(81) "edi-rama-lepires-me-te-huajt-sy-me-sy-kerkoi-te-mashtroje-komisionerin-hahn-36481" }