“Edi Rama manipuloi videon: Nga zgjedhje të parakohshme e bëri Lul Basha fytyrë e poshtër”, Zhupa deklaratë

Publikuar tek: politike, më 12:55 13-03-2016

“Edi Rama tentoi dje të manipulonte opinionin publik, duke sajuar në mënyrë banale një fabul me një video nga takimi i z.Basha me banorët e Klosit”, kështu është shprehur zëdhënësja e PD Ina Zhupa duke pohuar se Rama ka manipuluar videon.

“Dhe ju mund ta shihni dhe dëgjoni fare mirë nga kjo video. Siç dallohet qartë, qytetari është shprehur;

“Zgjedhje të parakohshme, zgjedhje të parakoshme, Lul Basha kryeministër”

Përpjekja e Edi Ramës për të manipuluar opinionin, me anë të laboratoreve të tij mediatike, është shenjë e qartë e krizës ku ai ndodhet.

Edi Rama jo vetëm ka humbur besimin e qytetarëve, por dukshëm ai nuk honepset më as nga partia e tij.

Kjo është arsyeja pse Edi Rama nuk shfaqet në asnjë ambjent publik, në asnjë rrugë, në asnjë takim me qytetarët. Sepse do të ballafaqohej me revoltën dhe pakënaqësinë e tyre”, tha Ina ZHupa.

Për këtë reagoi edhe ish kryeministri Berisha i cili akuzoi Ramën: “ Me një operacion cut and paste te Filipeve të tij, vendosi në gojën e një militanti te PD, i cili siç dëshmon video origjinale e shpërndarë nga selia e PD po bërtiste "zgjedhje të parakohshme, zgjedhje të parakohshme", sikur ai po shante Lulzim Bashën "fytyre e poshtër, fytyrë e poshtër".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vokshi në Prizren: Politikat e Edi Ramës kanë thelluar varfërinë në Shqipëri, rëndon mbi supet e grave
Shpërthimi në Ankara, Thaçi e Bushati shprehin ngushëllimet »
Article Logic
Execution time: 0.023107051849365
array(1) { ["section"]=> string(109) "edi-rama-manipuloi-videon-nga-zgjedhje-te-parakohshme-e-beri-lul-basha-fytyre-e-poshter-zhupa-deklarate-34970" }