“Edi Rama mbrojti të atin e top modeles së hajnisë të Tatimeve”, Berisha në krah të Fullanit pasi u shpall i pafajshëm

Publikuar tek: politike, më 13:33 12-10-2015 “Edi Rama mbrojti të atin e top modeles së hajnisë të Tatimeve”, Berisha në krah të Fullanit pasi u shpall i pafajshëm

Për ish-kryeministrin Berisha, me dhënien e pafajësisë së ish guvernatorit të BSH Ardian Fullani nga Gjykata e Tiranës, ka marrë fund “farsa politike e Edi Ramës”.

Ish kryeministri akuzon kryeministrin se ka mbrojtur përgjegjësit direkt të sigurisë së arkës duke të parave që sipas Berishës janë vjedhur për fushatë. Sipas tij, i ati i drejtoreshës së Tatimeve Briseda Shehaj dinte mbi këtë vjedhje por nuk u mor në pyetje.

“Edi Rama mbrojti dhe nuk lejoi as që të pyetet përgjegjësin direkt të sigurise së arkës ku u vodhën paratë për fushatë, pasi ai kishte merita se kishte lejuar vjedhjen me urdhër të partisë dhe në rast se do të merrej në pyetje i ati i top modeles së hajnisë të tatimeve, edhe do mund të tregonte porositësit e vërtetë të vjedhjes së 7 milionë eurove në Bankën e Shqipërise dhe destinacionin e vërtetë teë tyre”, shkruan Berisha ndërsa mbron Fullanin :

“Arrestimi dhe fushata primitive e linçimit stalinist publik të Fullanit dhe familjarëve të tij e një bankieri, që në kohërat e krizëes më të rende financiare për Europën dhe botën dha kontributin më të madh në mbrojtjen e stabilitetit monetar dhe sistemit bankar të vendit janë fytyra e vërtetë e Edi Ramës dhe suitës se tij, që nuk kanë ligje as dhe moral dhe që po rrënojnë çdo ditë ekonominë dhe financat e shqiptarëve”, përmbyll ish kryeministri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Braçe poston foton e Ramës me Zahon duke festuar: Edhe Rama është pjesë e projektit
Rama shpërthen në Kryeministri: Çfarë tha për Serbinë, çfarë ndodhi në dhomën e zhveshjes dhe...një stadium i ri në Tiranë »
Article Logic
Execution time: 0.027033090591431
array(1) { ["section"]=> string(121) "edi-rama-mbrojti-te-atin-e-top-modeles-se-hajnise-te-tatimeve-berisha-ne-krah-te-fullanit-pasi-u-shpall-i-pafajshem-22950" }