Edi Rama mbron Saimir Tahirin: Ai ka gjithë respektin dhe admirimin tim. Opozita? Fol, fol, diçka mbetet

Publikuar tek: politike, më 08:04 09-09-2015 Edi Rama mbron Saimir Tahirin: Ai ka gjithë respektin dhe admirimin tim. Opozita? Fol, fol, diçka mbetet Edi Rama dhe Saimir Tahiri

Kryeministri Edi Rama ka marrë në mbrojtje ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. “Eshtë në krye të një beteje që pa as më të voglin ekzagjerim unë e quaj historike, kundër krimit dhe gjithë atyre shfaqjeve dhe veprimtarive kriminale , të mëdha apo të vogla, që e bënë Shqipërinë të zvarritej deri kur shqiptarët vendosën të na besojnë qeverisjen e këtij vendi” tha kryeministri Rama në “5 pyetje nga Babaramo”. 

Megjithatë, kryeministri ka akoma pakënaqësitë e veta. “A është policia sot trupa që ne kemi ambicien të krijojmë? Ende jo. Ne duam të bëjmë një polici shteti shembull sipas standardeve evropiane dhe që të arrijmë që ne të krahasohemi jo me të shkuarën, por me rajonin në radhë të parë e pastaj me BE”.

Sipas kryeministrit opozita ka punë të flasë “fol fol se dicka do mbetet”. “Ministri i Brendshëm ka jo vetëm mbështetjen por ka edhe gjithë respektin dhe admirimin tim për vendosmërinë e tij në këtë luftë jo vetëm me krimin, por edhe me politikën që bëhet me krimin. Janë dy anë të një medaljeje që me ose pa dashje, i shërbejnë njëra tjetrës, si ata që merren me veprimtari kriminale, si ata që kriminelët i kthejnë në heronj të ditës e deri në monumente që janë dëshmi e censurës në Shqipëri. Turp” përfundoi Rama ligjërimin e tij për këtë çështje. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ja cili është “ish-kryeministri i proceduar më parë për korrupsion” i skandalit CEZ-DIA
Ristani: Përballë kemi njerëz arrogantë, kryeministri i quan turkoshakë, ky stan këtë bulmet ka »
Article Logic
Execution time: 0.021888971328735
array(1) { ["section"]=> string(105) "edi-rama-mbron-saimir-tahirin-ai-ka-gjithe-respektin-dhe-admirimin-tim-opozita-fol-fol-dicka-mbetet-20317" }