Edi Rama mungon në Kuvend, por kalon një paradite ‘’Të plotë’’ me Erdoganin në Turqi

Publikuar tek: politike, më 11:58 19-11-2015 Edi Rama mungon në Kuvend, por kalon një paradite ‘’Të plotë’’ me Erdoganin në Turqi Rama dhe Erdogan sot në Stamboll

Rama takon Erdoganin në Turqi, duke e komentuar si një ‘’Paradite e Plotë’’ në Stamboll. Sot në ditën e së enjtes së seancës parlamentare, kryeministri Rama ndodhet në Turqi, sipas një axhende të paracaktuar por që për të duket se është më e plotë se kalimi i kohës në Kuvend.

“Paradite e plotë në Stamboll me presidentin Erdogan për sfidat e përbashkëta e mbështetjen e Turqisë për Shqipërinë”, shkruan Rama, teksa publikon edhe foton me Erdoganin.

Newsbomb.al mësoi dje se kreu i Kuvendit, Ilir Meta u nis drejt Turqisë, i shoqëruar edhe nga drejtori i Kabinetit, Sokol Dervishaj. Ndonëse nga zyra e shtypit të Kuvendit nuk ka asnjë njoftim zyrtar lidhur me këtë, mësohet se arsyeja e vizitës pritet të jetë pjesëmarrja në një konference që do të zhvillohet atje..

Por gjithashtu  edhe kryeministri Edi Rama u nis sot drejt Turqisë, por sërish nga zyra e shtypit e Kryeministrit nuk pati informacione lidhur me këtë vizitë.

Seanca e sotme në Kuvend është shoqëruar me kërkesat e deputetëve të opozitës, të cilët kanë kërkuar me insistim prezencën e Ramës në Kuvend, ku po diskutojnë për  deklaratat e bëra nga ambasadori i SHBA-ve në vendin tonë, Donald Lu, lidhur me kriminelët që sipas tij i tremben reformës në drejtësi, duke përmendur emrat e Arben Frrokut dhe Emiljano Shullazit. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ylli Manjani deklaron: Shqipëria mund të jetë objekt sulmesh terroriste, ta vlerësojmë seriozisht
Denoncimi i të tërhequrve: U abuzua me emrat e hiearkisë së PD për të kontrolluar dhe orientuar votën për kreun e FRPD »
Article Logic
Execution time: 0.023244142532349
array(1) { ["section"]=> string(85) "edi-rama-mungon-ne-kuvend-por-kalon-nje-paradite-te-plote-me-erdoganin-ne-turqi-25789" }