Edi Rama ndryshime të forta në qeveri, heq Shkëlqim Canin

Publikuar tek: politike, më 10:55 16-02-2016 Edi Rama ndryshime të forta në qeveri, heq Shkëlqim Canin

Edi Rama bën sot ndryshime të forta në qeveri. Kur Rama ka mohuar ndryshime në qeverinë e tij, vjen lëvizja surprizë: kryeministri i pakënaqur me ministrin e Financave Cani, e zëvendëson atë. Pasi i ka shprehur falenderimet për angazhimin e tij, Rama ka vendosur. Vendimi i Ramës është marrë sot pas një takimi me Metën.

Rama ka hequr ministrin e Financave  Shkëlqim Canin, duke e zëvendësuar atë me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj. Ministria e Financave, ka patur probleme me mosrealizim të ardhurash, sidomos sa u përket Doganave.

Në vend të Ahmetajt është vendosur ministre Milva Ekonomi, që mbante postin e zv.ministres së Shëndetësisë. Nuk dihet kush do zëvendësojë Ekonomin te Ministria e Shëndetësisë dhe nëse do të ketë lëvizje të tjera surprizë të Ramës, edhe pse kryeministri i ka mohuar gjithnjë.

Kohë më parë pati edhe një ndryshim ministrash, në radhët e LSI-së. Pas dorëheqjes së Nasip Naços nga Ministria e Drejtësisë, në krye të saj u emërua Ylli Manjani.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tirana si “Venecia”, kryebashkiaku: Shikoni si e kemi transformuar Liqenin (FOTOT)
Edi Rama shkarkon Shkëlqim Canin por mësohet se me çfarë do merret tani ish-ministri. Zbulohet '"Asi nën mëngë'' »
Article Logic
Execution time: 0.022891044616699
array(1) { ["section"]=> string(62) "edi-rama-ndryshime-te-forta-ne-qeveri-heq-shkelqim-canin-32708" }